LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

2014/Numër rekord azilkërkuesish në Bashkimin Europian

20 Mars 2015, 18:15, Aktualitet CNA

Rreth 626,000 njerëz kanë aplikuar për azil në Bashkimin Evropian gjatë vitit 2014, njofton agjencia gjermane e lajmeve DPA, duke u bazuar në të dhënat e agjencisë evropiane të statistikave Eurostat.

Në këtë numër, kryesojnë qytetarët nga Siria të cilët janë larguar nga vendi i tyre i shkatërruar nga lufta.
Në përgjithësi, ka rritje prej 44 për qind të kërkesave për azil në vitin 2014, në krahasim me vitin paraprak.
Numri i qytetarëve nga Siria që kanë kërkuar azil arrin deri në 123, 000 në vitin 2014. Afganistani është radhitur i dyti, si vend origjine i azilkërkuesve, kurse Kosova e treta.

Pothuajse një e treta e aplikacioneve janë regjistruar në Gjermani.

Lajmet e fundit nga