Connect with Us

Tuneli hekurudhor më i vjetër merret nën mbrojtje

Kultura

Tuneli hekurudhor më i vjetër merret nën mbrojtje

Publikuar

-

Ai që besohet të jetë tuneli më i vjetër hekurudhor, e që daton nga viti 1793, ka marrë statusin e objektit të mbrojtur.
Tuneli Fritchley u ndërtua si pjesë e Butterley Gangroad, një hekurudhë që operonte me kuaj e që lidhte kanalin Cromford me Crich.

Tuneli në Derbyshire tashmë është skeduar si monument i lashtë.

Status të njëjtë ka marrë edhe ura Craëshaë Ëoods në afërsi të Lidsit, një nga urat e hekurta më të hershme e ngritur mbi një hekurudhë.
Tuneli Fritchley, ndërkaq, i cili u vulos në vitet 1980, u zbulua sërish nga arkeologët në vitin 2013. Ata përdorën një eskavator për të gërmuar gjurmën origjinale të hekurudhës.

LEXO EDHE:  “Do të ketë raste të reja...”/ Aurela Gaçe bën paralajmërimin për këtë verë

Hekurudha ishte projektuar nga inxhinieri Benjamin Outram, dhe u modernizua në vitet 1840s për të mundësuar një transhe më të ngushtë.
Linja vijoi të përdorej nga makineritë me avull deri në vitin 1933.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kultura

“Mjeshtri i Madh”, feston 71-vjetorin e lindjes/ Urimi i veçantë i Julian Dedës: Kujdes, mos u gënjeni nga kjo fytyrë

Publikuar

-

Nga

Aktori i njohur i humorit, Zef Deda feston sot 71-vjetorin e tij. Djali i tij, Julian Deda i ka dedikuar një urim mjaft të veçantë.

Në një postim në rrjetet sociale, ndërsa publikon një foto me aktorin e madh, Julian Deda shkruan se pas asaj fytyre, fshihet një “uragan” me energji dhe pozitivitet.

Kujdes, mos u gënjeni nga kjo fytyrë, në pamje të pare e qetë. Brenda saj fshihet një uragan me energji, me pozitivitet dhe me dëshirë për ta jetuar jetën në maksimumin e saj. Kështu ka qënë gjithmonë dhe vazhdon të jeteë dhe sot, tamam si një 71 vjeçar që i ka ndërruar vendin numrave. Je i mirë shumë Babush, për mua je më i miri.

Edhe 100 vite të tjera të uroj, shëndet të plotë dhe shijoje jetën, sepse e meriton…!

Të du fort artist…!”-shkruan Julian Deda.

Por, kush është Zef Deda

Zef Deda, aktori i madh i humorit shqiptar mbetet emri më i vlerësuar nga publiku. Në vitet e jetës së tij artistike, aktori Zef Deda ka sjellë me qindra role duke përcjellë momente të veçanta për publikun.

Komediani i njohur ka spikatur me personazhet e tij për tu vlerësuar si aktori i madh i humorit shqiptar, i nderuar dhe me titullin “Mjeshtër i Madh”.

Zef Deda lindi më 27 korrik 1950, në Shkodër. Zefi rrjedh nga një familje që artin e kanë në gen.

LEXO EDHE:  Berisha per statusin ne Facebook: Ka te beje me standardet, jo me rezultatin

LEXO EDHE:  Aktorja kërkon falje për statusin/ Njerëzit u acaruan dhe më shumë

Babai i tij ka qënë piktor dhe merrej nga pak edhe me aktrim. Daja i babait, po edhe gjyshi, kanë qënë artistë, shkrimtarë. Gjithashtu, shumë prej të afërmve kanë pasur lidhje me artin. Talenti i tij spikati që në moshë të vogël me imitime, interpretime e duke kënduar dhe ishin pikërisht këto gjëra që e vendosën Zefin në zbatimin e ëndrrës së tij të skenës, një ëndërr e kahershme, që në vegjëli.

Zef Deda është shkolluar në qytetin e tij të lindjes, dhe në politeknikumin e ndërtimit në Tiranë. Fillon shkollën e lartë për gjuhë – letërsi, por nuk e mbaron dot për arsye shëndetësore. Ka punuar për më shumë se 40 vjet në Teatrin Migjeni të Shkodrës dhe ka krijuar një galeri prej disa qindra karakteresh me një mimikë e shkathtësi të shkëlqyer.

Prandaj dhe është mjaft i dashur për publikun shqiptar, sidomos atë shkodran, të cilët e kanë cilësuar edhe si Charlie Chaplin i Shqipërisë. Artisti i Merituar, Zef Deda është një nga komedianët më të mirë të Shqipërisë që vazhdon duke ushtruar me sukses profesionin e aktorit.

Është i martuar me Rozina Dedën dhe ka dy fëmijë, Julian Deda dhe Marjan Deda. Ndjehet krenar që stafetën e artit e ka kaluar tek dy djemtë e tij të talentuar./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kultura

Me simbolin e shqiponjës nga Muzeu në Krujë/ Dua Lipa i tregon gjithë botës se është krenare për vendin e saj

Publikuar

-

Nga

Me simbolin e shqiponjës nga Muzeu në Krujë/ Dua Lipa i tregon gjithë botës se është krenare për vendin e saj

Këngëtarja shqipatre me famë botërore Dua Lipa, prej ditësh ndodhet në Shqipëri. Ylli i muzikës gjatë qëndrimit të saj ka vizituar edhe muzeun Historik dhe Etnografik të Krujës.

Lipa ishte e shoqëruar nga prindërit e saj, Dukagjin dhe Anesa Lipa, së bashku me motrën Rina Lipa dhe partnerin e saj Anwar Hadid.

Përmes disa fotove të postuara në rrjetet sociale, Dua i ka treguar edhe një herë të gjithë botës se është mjaft e lumtur dhe krenare për vendin e saj./ CNA.al

 

LEXO EDHE:  “Shkollëshumi” i LSI sulmon “shkollëpaktit” e PS/ Parlamenti po asgjesohet, qeveria e kriminalizuar

 

View this post on Instagram

 

A post shared by DUA LIPA (@dualipa)

LEXO TE PLOTE

Kultura

Ernest Hemingway dhe brezi i humbur shqiptar!

Publikuar

-

Nga

Nga Dr. Bledar Kurti

21 Korriku është datëlindja e shkrimtarit të madh amerikan Ernest Hemingway! Lexuesit e veprave të tij pluskojnë bashkë me të përtej kohërave dhe hapësirës në frymën e artit, aventurës, kulturës, fjalës, sfidës, jetës, luftës, vdekjes dhe humbjes.

Nuk është e rastësishme që lexuesit dhe admiruesit e tij në Shqipëri janë të shumtë. Kjo nuk ka të bëjë as me Lamtumirë Armë, Plaku dhe Deti, as me Kopshti i Edenit, apo vepra të tjera, ka të bëjë edhe me shpirtin e Hemigway-t, me rrugëtimin e tij për të gjetur lumturinë dhe prehjen. Ka të bëjë me aventurat e tij të jetës; përpjekjet për të parë dritën përtej ferrit të dy luftërave botërore; me ngjyrat e mrekullueshme të peizazheve të ndryshme ku ai jetoi; me shijet e ëmbla, hidhëta e tharta të alkoolit që pinte në aventurat e tij në mbarë botën; me ajrin e lirisë afrikane, parisiene, spanjolle apo kubane me të cilin ai mbushte mushkëritë dhe zemrën e trishtuar nga makthet botërore të shekullit të njëzetë, i cili, për ironi, edhe pse ishte shekulli më modern dhe më i emancipuar i mbarë historisë së njerëzimit, prodhoi luftërat më të mëdha të të gjitha kohëve dhe mori tre herë më shumë jetë sa të gjitha luftërat e mëparshme të njerëzimit.

Përse e pëlqejnë Hemigway-n intelektualët dhe rinia shqiptare? A jemi edhe ne brez i humbur sikurse ai? Absolutisht po! Ata që kanë lindur në komunizëm e dinë fare mirë që ai regjim na injektoi vaksinën kundër shpresës! Sot, është bërë e modës të pimë ndonjë koktej gjatë darkave por ne që lindëm gjatë atij terri na u injektua në gjak një koktej helmesh, për të patur frikë, për të mos guxuar, për ta kthyer gjithmonë kokën pas sepse gjithmonë është dikush që të ndjek, dikush që të përgjon, është vdekja që të pret dhe jo jeta që nuk ekziston. Frika ishte qumështi i gjirit, dhe makthi ishte abetarja jonë.

Të rinjtë shqiptarë që lindën pas ferrit komunist, nuk arritën të shpëtojnë, sepse post-komunizmi shqiptar nuk solli liri por vetëm purgator. Në vend të ninullave të rinjtë dëgjuan fjalimet e komunistëve me maska progresistësh, të cilët vazhdojnë edhe sot në çdo hapësirë të jetës shqiptare. Duke depërtuar deri në kthinat më të thella të shpirtit.

Kësisoj, të rinjtë e dinë se jetojnë në një vend të humbur, që janë një brez i humbur, ndaj edhe përdorin veprat e Hemigway-t të fluturojnë përtej kontinenteve, të ulen përmes librit në një bar në Venecia, Paris, Barcelonë, apo të pinë një Papa Doble në Havana, të brohorasin Ole në një ndeshje demash në Piazza del Toro, të zgjohen më pamjen madhështore të Kilimanxharos, apo të gjuajnë për peshk në ujërat e kristalta të Karaibeve.

LEXO EDHE:  “Pyet babanë herë tjetër”/ Çuni Fahriut kopjon postimet e gazetarit

LEXO EDHE:  Aktorja kërkon falje për statusin/ Njerëzit u acaruan dhe më shumë

Të rinjtë shqiptarë janë biologjikisht të rinj por pleq në mendje, shpresa e shpirt. Ashtu si Santiago, edhe ata luftojnë me peshkaqenët për të siguruar bukën e gojës dhe për të ruajtur krenarinë. Peshkaqenët shqiptarë, ata që e kanë shkatërruar vendin prej tre dekadash, e do vazhdojnë ta shkatërrojnë deri sa brezi ynë, dhe të rinjtë tanë do vdesin, janë edhe më të egër se sa ata të veprës Plaku dhe Deti, sepse këta tanët janë kanibalë ndjenjash dhe varrmihës ëndrrash.

“Jeta e çdo njeriu mbaron njëlloj për të gjithë”, ka thënë Hemingway, “Janë vetëm detajet e jetës së tij, se si jetoi dhe se si vdiq, ato që e dallojnë njërin nga tjetri”. Shqiptarët e dinë që kanë lindur në një oturak, dhe vazhdojnë të notojnë në këtë oturak, ndaj edhe shumë intelektualë dhe të rinj refuzojnë të lindin dhe vdesin në këtë qoshe të pashpresë të globit. Ata e pranojnë të jenë nënshtetas shqiptarë, por zgjedhin të jenë qytetarë të botës. Ata refuzojnë retorikën dhe mentalitetin arkaik të atyre që mbajnë çelësat e këtij oturaku ballkanik, por zgjedhin të udhëtojnë në kohë, hapësirë dhe imagjinatë, përmes jetës tejet aventureske dhe veprave të jashtëzakonshme të Hemingway-t.

“Njeriu nuk është bërë për t’u mposhtur” shkruan ai te Plaku dhe Deti, “Njeriu mund të shkatërrohet por jo të mposhtet”. Edhe brezi i humbur shqiptar, të lindur gjatë ferrit komunist, të skllavëruar nga purgatori i tranzicionit tridhjetë vjeçar, e di që mund të shkatërrohet nga bastardët e historisë, por nuk mund të mposhtet kurrë nga ata, sepse ndonëse e gjithë Shqipëria mbetet e pushtuar nga varfëria, konsumohet nga babëzia, ku në vend të reve të shpresës pikon dhimbje ndërshekullore, në një rresht apo fletë të Hemingway-t mund ta mundësh barbarinë shqiptare, të shpëtosh nga mjegulla e kotësisë, dhe si me magji të transportohesh diku me atë, atje ku ajri është art dhe jo një erë kërme që të kujton se jeton në një tokë të shkretuar./CNA.al

LEXO TE PLOTE