LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Samit informal për Greqinë/Merkel: Nuk presim marrëveshje

19 Mars 2015, 14:00, Aktualitet CNA

Presidenti i Bashkimit Europian, Donald Tusk ka thirrur një takim për Greqinë, me kërkesë të kryeministrit Cipras, pas mbledhjes së Këshillit Europian e ku do të marrin pjesë Cipras, Merkel, Hollond, Draghi, Juncker dhe presidenti i eurogrupit, Dijsselbloem.

Sidoqoftë, asnjë marrëveshje përfundimtare nuk është në pritshmërinë e pjesëmarrësve për Greqinë, edhe në takimin e mbrëmjes së sotme të BE edhe në takimin e së hënës në bisedimet dypalëshe me kryeministrin grek, Aleksis Cipras në Berlin. Kështu ka deklaruar kancelarja gjermane, Angela Merkel duke folur në Bundestag.

?Bota e gjykon Europën nëse do të dijë të menaxhojë situatën me Greqinë?, tha Merkel duke shtuar: Nëse dështon euro, dështon Europa.

Ky i sotmi, ?nuk është një takim deciziv për Greqinë, jamë e sigurtë që askush nuk dëshiron një dalje të saj nga zona euro e të gjithë duan të shmangin edhe një Grexident?. Tusk i referohet mundësisë së një daljeje aksidentale të Athinës nga euro. Ai shtoi se e ndërmorri takimin me kërkesë të Cipras për të shmangur diskutimin në samit, ku tonet mund të ngriheshin?.

Lajmet e fundit nga