LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Edhe Osetia e Jugut synon bashkimin me Rusinë

19 Mars 2015, 11:04, Aktualitet CNA

Lideri i rajonit separatist gjeorgjian të Osetisë Jugore, ka thënë se territori dëshiron t?i bashkohet Rusisë, por kjo nuk do të ndodhë në një të ardhme të afërt.

Leonid Tibilov, lideri de fakto i Osetisë Jugore ka thënë se “nuk është sekret, ideja e bashkimit me Rusinë?.
Kjo ide sipas tij ekziston në mesin e njerëzve të këtij rajoni, por ai ka shtuar se ka ende ?shumë shqetësime? dhe se ai tani nuk dëshiron ta implementojë këtë ide.
Tibilov, duke folur në Moskë, një ditë pas nënshkrimit të ?traktatit të aleancës dhe integrimit? me presidentin rus, Vladimir Putin në Kremlin, ka thënë se Osetia Jugore do të ndërmarrë ?hapa të kujdesshëm jo vetëm për vetën e saj, por edhe për Rusinë?.

Osetia Jugore e deklaroi pavarësinë nga Gjeorgjia në vitin 1990 dhe prej atëherë ka udhëhequr vetën deri në një luftë që e bëri me qeverinë qëndrore në mes të viteve 1991 ? 1992.

Rusia e ka njohur si vend të pavarur pas një lufte pesë ditore me Gjeorgjinë në vitin 2008, por vetëm pak vende të botës e kanë bërë të njejtën gjë.

Lajmet e fundit nga