LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

SHBA/Arrestohet veterani i Forcës Ajrore, ndihmoi ISIS

18 Mars 2015, 10:34, Kosova & Bota CNA

Një veteran i Forcës Ajrore të Shteteve të Bashkauara është akuzuar se ka bërë përpjekje për t?iu siguruar material militantëve të Shtetit Islamik.
Tairod Nathan Webster Pugh, 47 vjeç, nga Nju Xhersi, dyshohet se ka bërë përpjekje të udhëtojë për në Siri për t?iu bashkuar grupit militant.

Prokurorët kanë thënë se ai ka jetuar dhe punuar në Lindjen e Mesme për më shumë se një vit, para se të arrestohej.
Akuzat janë bërë publike të martën nga prokurorja e SHBA-së për Qarkun Lindor të Nju Jorkut, Loretta Lynch.
Pugh është shtetas amerikan, i cili ka shërbyer si specialist i avionëve në Forcën Ajrore të SHBA-së.

Lajmet e fundit nga