LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Pse urrehet Stiv Jobs?

18 Mars 2015, 19:00, Lifestyle CNA

Stiv Xhobs la gjurmë në histori si njëri prej themeluesve dhe pastaj drejtor ekzekutiv i njërës prej kompanive më të suksesshme në botë.

Edhe sot, disa vite pas vdekjes së tij, ai paraqet sinonim për inovacion dhe sukses, por shumë njerëz nuk e kujtojnë për gjëra të mira.

Siç thonë bashkëpunëtorët e tij të afërt, Xhobs shpesh i ka nënçmuar në publik, disa njerëz i ka nxitur edhe të qajnë, dhe para të gjithëve ka qenë i vrazhdë.

Shumë njerëz kanë menduar që në këtë gjeni fshihet një sociopat, ose megaloman.

Ja pse.

Në një rast Xhobs ka pushuar nga puna shumë njerëz nga “Pixar”, pa paralajmërim paraprak. Kur një i punësuar ka kërkuar dy javë pushim, Xhobs është përgjigjur: “Mirë, por këto llogariten si dy javët e fundit për ty.”

Kur prodhimi MobileMe nuk ka treguar rezultatet e pritura, Xhobs i ka mbledhur të punësuarit e “Apple” dhe i ka pyetur: “Pse nuk funksionon siç duhet?” dhe para të gjithëve e ka pushuar nga puna shefin e atij projekti.

Xhobs ka mohuar që është babai i një vajze, duke detyruar nënën e saj të jetojë me ndihmë nga shteti.

I ka anuluar të gjitha programet filantropike dhe humanitare që i ka mbështetur “Apple”, menjëherë pas kthimit të tij në vitin 1997. Programet janë kthyer sërish nga trashëgimtari i tij Tim Kuk.

Tom MekNikoll thotë që Stivi i keq ka qenë i mrrolur, i pakëndshëm, njeri i poshtër, i obsesionuar me kontroll, i cili ka dashur t’i poshtërojë të punësuarit dhe të fitojë merita për punë që nuk i ka kryer.

Xhoni Ajv i cili ka punuar në grupin e dizajnerëve të kompanisë dhe ka qenë shok i Xhobsit, thotë që ai shpesh i ka bërtitur kur Xhoni ka mbështetur kolegët e tij.

15:00 Lifestyle

Si ndihet Rose nudo?

Amber Rose kurrë nuk ka qenë një femër e turpshme, ndërsa që...

Lajmet e fundit nga