LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Pakistan/Vritet avokati i bashkëpunëtorit të CIA-s

18 Mars 2015, 10:53, Kosova & Bota CNA

Një ish-avokat i doktorit pakistanez që ndihmoi Shtetet e Bashkuara për të gjetur strehën e Osama bin Laden, u vra nga persona të armatosur në veriperëndim të Peshavarit.

Samiullah Afridi ishte rrugës për në shtëpi kur agresorë të paidentifikuar qëlluan mbi makinën e tij, e nga plagët e marra ndërroi jetë.

Në vitin 2013, ai ishte larguar nga vendi i kërcënuar nga militantët. Pasi ishte rikthyer vitin e kaluar, avokati kishte thënë për BBC-në se nuk po punonte më tej me rastin e doktorit.
Të paktë, dy grupe talibanësh kanë marrë përsipër vrasjen.

Dr Shakil Afridi, i cili tashmë nuk mbrohej më nga Samiullah, ka apeluar kundër dënimit me 33 vjet pasi u gjet fajtor për bashkëpunim me grupin
Lashkar-e-Islam. Por, shumë në Pakistan e shohin dënimin e tij si ndëshkim për bashkëpunimin me CIA-në në lokalizimin e ish-kreut të Al Kaedës, Bin Laden.

Lajmet e fundit nga