LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Letra e komisarit të dorëhequr: “Personi që në 79-n më dënoi babain për agjitacion, tani më dënon mua për dritat”

18 Mars 2015, 19:15, Aktualitet CNA

Një zyrtar i lartë i policisë i ka paraqitur dorëheqjen drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Artan Didi. Anton Hasanapapaj, me gradën e komisarit dhe aktualisht shef i i seksionit për teknologjinë dhe përgjimin ambiental në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Shkodër ka kërkuar dorëheqjen pasi  njëjti person që ka dënuar babin e tij në vitin 79-n për ?agjitacion dhe propagandë?, këtë herë ka ulur në detyrë vetë atë në detyrë për shkakun e mospagimit të energjisë elektrike.

Ja letra e tij:

?Nuk disponoj asnjë kontratë të lidhur drejtpërdrejt me OSHEE për shkak se nuk kam banesë dhe prej 13 vitesh jam i ndarë nga pjesa tjetër e familjes.

Jam kryefamiljar dhe baba i dy fëmijëve të cilët për shkak të punës dhe karrierës time kanë qenë të detyruar të lëvizin vazhdimisht dhe konkretisht vajza ime në klasën e tretë, klasën e parë e ka përfunduar në Lushnje, të dytën në Korçë dhe të tretën shpresoj ta përfundojë në Shkodër.

E kam informuar drejtorinë e përgjithshme në lidhje me adresën e saktë të banimit të përkohshëm në qytetin e Shkodrës duke i vënë në dispozicion edhe fotokopjen e librezës së energjisë elektrike në emër të pronarit të banesës si dhe vërtetimin e OSHEE që kjo kontratë nuk ka detyrime të pashlyera?.

Ai sqaron se askush nuk i ka dëgjuar ankesat dhe sqarimet e tij dhe me ndërrimin e drejtorit të Policisë së Qarkut Shkodër, sërish është vënë në shënjestër të sulmeve.

?Mes meje dhe zotit Qamil Luka ka një konflikt personal i cili pasqyrohet në shfrytëzimin e çdo mundësie nga ana e tij për të më dëmtuar karrierën. Konflikti e ka zanafillën në 1979 pasi ky ka qenë një nga punonjësit e policisë që kanë arrestuar babain tim Ibrahim Hasanpapaj me akuzën agjitacion e propagandë? – shkruan Hasanpapaj në letrën e tij të dorëheqjes nga policia.

?Nga gjithë presioni, synimi për të më prishur karrierën është direktivë e pastër politike?- shkruan komisari i cili ka filluar punë në polici në vitin 2003 dhe kërkon ta lërë detyrën pas presioneve në vitin 2015.

Lajmet e fundit nga