LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Athinë/Rishfaqen protestat e dhunshme të anarkistëve

18 Mars 2015, 10:45, Aktualitet CNA

Rreth 60 protestues të maskuar mbajtën një marshim në shenjë solidariteti me grupin gueril, të quajtur ?Konspiracioni i Celulave të Zjarrit?. Ata kërkojnë lëshimin e disa anëatarëve të grupit nga birgu dhe mbylljen e një burgu të sigurisë së lartë ku ata mbahen.

Protestuesit u përleshën me policinë, u vunë flakën makinave, hodhën objekte të forta duke thyer vitrina dhe autobuzë.

Kjo është hera e dytë që përleshjet shpërthejnë në rrugët e Athinës që prej marrjes së pushtetit nga qeveria e majtë e Aleksis Cipars në janar.
Në ditët që paraprinë marshimin, një grup anarkist përdori mediat sociale për të tërhequr vëmendjen ndaj grevës së urisë që po mbahet nga anarkistët e dënuar në burg, disa prej të cilëve janë shpallur fajtorë për vjedhje bankash.

Lajmet e fundit nga