LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Angli/ Shkatërrohet një bandë droge, në pranga 10 shqiptarë

17 Mars 2015, 22:31, Aktualitet CNA

Një operacion i autoriteteve britanike ka përfunduar me arrestimin e 10 shqiptarëve, të cilët akuzohen për trafik droge dhe falsifikim dokumentash.

Dyshohet se shqiptarët janë pjesë e një grupi kriminal prej 13 personash që ushtronte aktivitetin në qytetin e Mançesterit.

Në pranga kanë rënë : Thanas Troka, Gentjan Baro, Mevlan Gjeta, Fatjon Biraj, Orseta Kraja, Edrion Lazi, Edvin Dervishi, Nehat Elshani, Elton Kalemi dhe Shkëmbi Doçi.

Gjatë kontrolleve në banesat e tyre,  policia britanike gjeti një sasi kokaine me një vlerë prej 120 mijë paund në treg, dy armë zjarri, municione dhe një silenciato.

Lajmet e fundit nga