LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Aneksim i Krimesë/Putin pranon dëmin nga sanksionet

18 Mars 2015, 20:02, Aktualitet CNA

Në njëvjetorin e aneksimit të gadishullit të Krimesë nga Rusia, presidenti Vladimir Putin pranoi dëmin e shkaktuar nga sanksionet e Përëndimit. Ai tha se masat e imponuara mbi individë dhe sektorë kyçë të ekonomisë, nuk janë fatalë, por natyrisht ?dëmtojnë punën tonë?. Kështu raporton agjencia
Interfax.

Me mijëra rusë u mblodhën për festimet e njëvjetorit në sheshin përpara Kremlinit. E ardhmja e sanksioneve ruse pritet të vendoset nga liderët europianë këtë javë.

Presidenti I Këshillit Europian, Donald Tusk pritet të nxisë kushtëzimin e sanksioneve me zbatimin e plotë të marrëveshjes së armëpushimit të Minskut,

Tusk dëshiron që sanksionet të mbahen në fuqi deri në fund të vitit, kur Ukraina duhet të rifitojë kontrollin e kufijve të saj lindorë nga seperatistët prorusë sipas kushteve të marrëveshjes.

Lajmet e fundit nga