LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Turqia: Bisedimet me Assad, si të shtrëngosh duart me Hitlerin

17 Mars 2015, 13:07, Aktualitet CNA

Mundësia e negociatave të drejtpërdrejta me presidentin sirian Bashar Al Asad, ka sjellë reagimin e fuqishëm të ish-aleates së tij, tashmë një kundërshtare po aq e vendosur, Turqisë.
Kryeministri turk, Ahmet Davutoglu, deklaroi se negocimi me presidentin e Sirisë, Bashar al-Assad, do të ishte njëjtë sikur shtrëngimi i duarve me Adolf Hitlerin.

?Marrë parasysh të gjitha masakrat, marrë parasysh përdorimin e armëve kimike që ka kaluar vijën e kuqe, nëse ju shtrëngoni duart me Assadin, ai shtrëngim do të mbahet mend gjatë gjithë historisë?, ka thënë Davutoglu.
?Nuk ka asnjë dallim midis shtrëngimit të duarve me Assadin apo Hitlerin, Saddamin, Karaxhiqin e Millosheviqin?, ka shtuar ai.

Të dielën, Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, ka thënë se Uashingtoni do të duhet të negociojë me presidentin e Sirisë për t?i dhënë fund luftës civile në këtë vend.

Lajmet e fundit nga