LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Samiti i Energjisë/ Ministri Gjiknuri fton investitorët e huaj

17 Mars 2015, 12:07, Aktualitet CNA

Ministri i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri,  ftoi investitorët e huaj të bëhen pjesë e kërkimit të naftës, duke shfrytëzuar edhe avantazhin që ofron Shqipëria. Gjiknuri e bëri këtë ftesë gjatë samitit të Energjisë që u mbajt sot në Tiranë, ku morën pjese disa investitorë të huaj.

?Në dritën e këtyre zhvillimeve, shumë shpejt MEI do të fillojë procedurat për dhënien e 3 blloqeve të para për kërkim për shoqëritë e interesuar nëpërmjet procedurave kompetitive, duke synuar afrimin e shoqërive më serioze e që mund të përballojnë investimet në kërkimet e reja në Shqipëri. Kjo do të evitojë dështimet e së kaluarës, ku blloqe nafte iu dhanë aktorëve jo seriozë, të cilët nuk ishin në gjendje të realizonin angazhimet e marra?, tha Gjiknuri.

Lajmet e fundit nga