Connect with Us

BE dhe ISHM, çmim për gazetarinë investigative në Shqipëri

Aktualitet

BE dhe ISHM, çmim për gazetarinë investigative në Shqipëri

Publikuar

-

Instituti Shqiptar i Medias u bëri sot thirrje të gjithë gazetarëve në vend, që të marrin pjesë në konkursin e Bashkimit Europian për ndarjen e çmimit për gazetarinë investigative.

Përfaqësuesja e ISHM, Ilda Londo u shpreh gjatë një aktiviteti të organizuar me këtë rast në Qendrën e Informimit të BE-së se, “çmimi i BE-së për gazetarinë investigative synon të nxisë dhe promovojë arritjet më të mira të gazetarëve investigativë, si dhe të përmirësojë vizibilitetin e gazetarisë cilësore investigative në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi”.

Çmimi i BE-së për gazetarinë investigative do të jepet çdo vit në secilin prej shtatë vendeve të Ballkanit Perëndimor në periudhën trevjeçare 2015-2017. Çmimi administrohet nga partneriteti rajonal i organizatave të shoqërisë civile, bashkërenduar nga Instituti i Paqes në Ljubjanë.

Instituti Shqiptar i Medias, si anëtar i partneritetit rajonal të organizatave të shoqërisë civile që administron çmimin e BE-së për gazetarinë investigative kërkon propozime për çmimin për artikuj ose kronika investigative botuar midis 1 janarit – 31 dhjetorit 2014, që raportojnë mbi çështje të shoqërisë lidhur me abuzimin e pushtetit dhe të drejtat themelore, korrupsionin dhe krimin e organizuar në Shqipëri, që përndryshe nuk do të ishin sjellë në vëmendjen e publikut.

 

LEXO EDHE:  BE vazhdon sanksionet ndaj Rusisë

Fondi për çmimin në Shqipëri në 2015 (për arritje në 2014) është 10.000 euro. Çmimet do t’u jepen deri në tre propozimeve më të mira. Çmimi individual varion midis 3.000 dhe 5.000 euro. Për dhënien e çmimit do të ngrihet një juri me ekspertë.

Në bashkëpunim me Fondacionin “The Guardian” do të përzgjidhet artikulli më i mirë investigativ në rajon nga fituesit e garave të shtatë vendeve. Autori do të ftohet për një vizitë studimore pranë The guardian/Observer.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Lufta Izrael-Palestinë/ “Shi” raketash dhe sulme vdekjeprurëse

Publikuar

-

Nga

Lufta Izrael-Palestinë

Përshkallëzimi mes Izraelit dhe Palestinës vijon ndërsa deri tani konflikti u ka marrë jetën 56 personave prej së hënës dhe qindra të tjerë janë plagosur.

Izraeli njoftoi të mërkurën se vrau 16 anëtarë të krahut të armatosur Hamas në Gazë gjatë një bombardimi. Hamasi konfirmoi vdekjen e komandantit dhe të udhëheqësve të tjerë.

Udhëheqësi i Hamasit Ismail Haniyeh tha se përballja me armikun është pa afat. Në Izrael, zyrtarët thanë se janë vrarë gjashtë persona.

Luftimet midis Izraelit dhe Hamasit janë më të ashprat që nga 2014 dhe po rritet shqetësimi se situata mund të dalë jashtë kontrollit.

LEXO EDHE:  880 milion euro kredi/ Kryemadhi: Do paguhen nga shqiptarët, duhet një institucion i pavarur monitorimi

LEXO EDHE:  BE dridhet - Cipras në Moskë

Shtetet e Bashkuara po u bëjnë thirrje udhëheqësve izraelitë dhe palestinezë të ulin tensionet mes sulmeve vdekjeprurëse të Hamasit me raketa dhe inkursioneve ajrore izraelite si kundërpërgjigje ndaj tyre./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Atentati në Vlorë/ Qyno: Çdo gjë e menduar në mënyrë precize

Publikuar

-

Nga

Atentati në Vlorë/ Qyno: Çdo gjë e menduar në mënyrë precize

Gazetari Elton Qyno ka komentuar mbrëmjen e sotme atentatin e ndodhur në Vlorë, ku duke i’u referuar vrasjes së Bledar Birçajt është shprehur se personi i tretë në makinën e viktimës ka shpëtuar nga vdekja e sigurtë prej llojit të makinës.

Ai në një intervistë për Open, shton se është e çuditshme që deri tani nuk është gjendur qoftë edhe e djegur makina me të cilën janë arratisur autorët.

 “Makina BMW, ngaqë ka koskotën e lartë, e ka ndihmuar pasagjerin të ulet dhe kështu të mos e kapë asnjë plumb. Pasi ka dalë nga makina, ai është përpjekur të nxjerrë pistoletën, por e ka pasur të pamundur përballë 2 automatikëve. Çuditërisht, ajo që e bën më mister, është që nuk kemi as makinën e djegur, ku ka qarkulluar kjo makinë. Janë kontrolluar mbi 30 servise, varreza makinash, as in formacione se ku mund të jetë hedhur apo djegur makina , me të cilën udhëtonin atentatorët”,tha ai./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Zërat kundër Bashës në PD/ Elezi: Kush ka folur është përjashtuar

Publikuar

-

Nga

“Basha ka bërë PD-në të pabesueshme”/ Ibsen Elezi: Ja kush është problem unë, më i madh se Rama

Ibsen Elezi, ish-kryetar i PD-së së Kukësit ka komentuar mbi zërat kundër krydemokratit Lulzim Basha në Partinë Demokratike. Ai tha se shumë anëtarë nuk reagojnë kundër tij, pasi të gjithë zërat që kanë tentuar të flasin kanë pasur të njëjtin fund, janë përjashtuar ose janë larguar.

Ai shprehet se është njerëzore të gabosh, por sipas tij , të gjithë duhet të mbajnë përgjegjësi për gabimet që bëjnë.

“Të gjithë zërat që kanë tentuar të flasin kanë pasur të njëjtin fund, janë përjashtuar ose janë larguar. Kjo është arsyeja. Ky mekanizëm i ndërtuar me kujdes apo rastësisht kanë çuar në vrasjen e kurajos.

LEXO EDHE:  BE dridhet – Cipras në Moskë

LEXO EDHE:  Ahmetaj letër ministrave të Ekonomisë së vendeve të BE/ Ofron mundësi bashkëpunimi me fasoneritë shqiptare

Në momentin që vret kurajën është e vështirë që njerëzit të besojnë që do ketë sukses nëse del kundër rrymës. Dikush më shumë, dikush më pak, përgjegjës jemi të gjithë. Nuk është turp të korrigjosh diçka, është njerëzore të gabosh. Duke e ditur që demokracia është opinion edhe në rrjetet sociale po deformohet demokracia. Në PD është vrarë konkurrenca, konkurrenca është ajo që prodhon ide”, u shpreh Elezi./CNA.al

LEXO TE PLOTE