LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shkenca e dashurisë, gjithçka është në mendje

16 Mars 2015, 22:45, Aktualitet CNA

Çfarë është kjo gjë e quajtur dashuri? Duke nisur nga poetët mistikë pyetja se çfarë është ekzaktësisht dashuria na ka shqetësuar shpesh. Tashmë, shkencëtarët thonë se e kanë gjetur përgjigjen se si emocioni prek trurin duke shtruar kështu rrugën për krijimin e një testi dashurie. Duke skanuar trurin e burrave dhe grave që thanë se kishin rënë në dashuri apo që nuk kishin rënë kurrë në dashuri, ekspertët thonë se kanë mundur të mbledhin të dhëna të ndryshimeve që ndodhin në tru.

Pasi studiuan rezonancat magnetike të disa personave ata zbuluan se dashuria përfshin disa zona të trurit. Një kokteil reaksionesh kimike duket se ndodh nga një zonë në tjetrën. Studimi zbuloi faktin e parë të ndikimit të dashurisë mbi trurin.  Rreth 100 burave dhe grave të cilët kishin rënë në dashuri apo e kishin humbur atë ju kërkua të mos mendonin për gjë tjetër gjatë skanerit me qëllim që të shihej se çfarë ndryshimesh ndodhnin në trurin e njerëzve që ishin të dashururar dhe si vepronin ato.
Rezultatet treguan se përfshiheshin ato zona të trurin përgjegjëse për motivimin, emocionin apo edhe funksionit social.
Sipas kërkuesve rezultatet hedhin dritë mbi mekanizmin neuropsikologjik të dashurisë. E gjitha kjo mund të jetë e vërtëtë.

Lajmet e fundit nga