LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rama In Memoriam për Petro Zhejin

16 Mars 2015, 10:23, Aktualitet CNA

Kryeministri Edi Rama postoi sot në faqen e tij zyrtare në ?Facebook?, një In Memoriam për përkthyesin dhe studiuesin Petro Zheji, duke vlerësuar lart kontributin e tij. ?Petro Zhejit, në ditën e parë të gjumit të pafundëm, i shkon sot si askujt kujtimi i këtyre rreshtave që ai vetë i veshi me bukurinë e pashembullt të shqipes së tij në aventurën më fantastike të përkthimit shqiptar?, shkruan Rama.

?I ndritë shpirti atij që shpiku gjumin, se është gunë që mbulon çdo mendim e shqetësim të njeriut, se është ushqim që pret urinë, se është ujë që shuan etjen, se është zjarr, që zbut të ftohtit, se është të ftohtë, që zbut të nxehtit, shkurt e me një fjalë, që të mos zgjatem, monedhë e përbashkët për të gjithë e të gjitha?Eshtë gur kandari, që barabit mbretin, me bariun dhe budallanë, më të mençurin?Dhe vetëm një gjë, siç kam dëgjuar të thonë s?ka të mirë gjumi, se i ngjet vdekjes, sepse në mes të një të përgjumuri e një të vdekuri, nuk ka ndonjë ndryshim të madh??, vijon postimin e tij Kryeministri Rama.

?Fjetsh i kurrëmëpatrazuar miku im!?, përfundon kryeministri Rama, duke e shoqëruar postimin e tij me një foto nga cermonia mortore një ditë më parë ku kryeministri ishte i pranishëm.

Petro Zheji, kryemjeshtri i përkthimit dhe figura e njohur e linguistikës shqiptare është ndarë dje nga jeta në moshën 85 vjeçare pas një sëmundje të rëndë. Artistë, politikanë, shkrimtarë, përkthyes si dhe miq e të afërm zhvilluan dje homazhe në nderim të përkthyesit dhe studiuesit, Petro Zheji.

Lajmet e fundit nga