LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Prishtinë/Ambasadorja greke: Të interesuar për bashkëpunim

16 Mars 2015, 13:37, Kosova & Bota CNA

Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi priti ambasadoren e Greqisë në Kosovë, Konstantina Athanassiadou, me të cilën ka vlerësuar rolin e Greqisë që hapur po përkrah anëtarësimin e Kosovës në Bashkimin Evropian.

Gjatë takimit është diskutuar edhe mbështetja e Greqisë për sistemin e drejtësisë të Kosovës përmes EULEX-it.
Ambasadorja Greke ka theksuar se Greqia do vazhdojë të ketë qasje konstruktive ndaj Republikës së Kosovës. Edhe pse ende nuk e ka njohur Kosovën, Greqia është kontribuese e rregullt në të gjitha mekanizmat ndërkombëtar që veprojnë në Kosovë, duke përfshirë edhe EULEX-in dhe KFOR-in. Greqia ka njohur pasaportat e Republikës së Kosovës, duke përfshire edhe pasaportat diplomatike, si dhe vazhdon të jetë një shtet mik në rrugëtimin e Kosovës drejt Bashkimit Evropian.

Lajmet e fundit nga