Connect with Us

Ku është Putin/ Shfrenohet fantazia, ja fotot

Uncategorized

Ku është Putin/ Shfrenohet fantazia, ja fotot

Publikuar

-

Presidenti rus, Vladimir Putin nuk është parë në publik për afërsisht dy javë e interneti i është përgjigjur kësaj mungese me atë që di të bëjë më mirë, me shfrenim të fanatzisë.

Disa kanë thënë se ai i ka shpëtuar publikut duke u arratisur në krahët e një qukapiku, duke marrë shkas nga fotoja e famshme që bëri bujë pak kohë më parë.

Ka spekulime se lideri i ashpër rus është pak sëmurë, ose ka një gjendje shëndetësore jo të mirë.

Edhe lajmet për vdekjen e tij nuk kanë qenë të pakta.

Ndërsa të tjerë thonë se lideri botëror thjesht ka paketuar dhe është nisur me pushime në vende me klimë diellore.

Sidoqë të jetë puna, të gjithë po presin që ai të shfaqet në Shën Petërsburg për t’u takuar me homologun kirgiz.

putin legjendar 1

putin funeralputin thumbs up

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Uncategorized

Tre universitete të pa akredituara/ Ankesat nuk ka kush t’i shqyrtojë

Publikuar

-

Nga

Tre universitete publike në Kosovë të cilat nuk janë akredituar për vitin akademik 2019/2020, ende nuk kanë marrë ndonjë përgjigje nga Agjencia për Akreditim e Kosovës, lidhur me ankesën e parashtruar për mosakreditim.
Universiteti “Haxhi Zeka” në Pejë, Universiteti “Isa Buletini” në Mitrovicë dhe Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren janë tri universitetet të cilat nuk u akredituan dhe të cilat nuk u pajtuan me vendimin e Këshillit Shtetëror të Cilësisë në Agjencinë për Akreditim të Kosovës.

Pas pranimit të vendimit për mosakreditim, këto tri universite kanë bërë ankesë pranë Agjencisë për Akreditim, por ankesat e tyre nuk janë shqyrtuar ende për shkak se Komisioni për Ankesa ka dhënë dorëheqje javë më parë.
Avni Gashi, ushtrues detyre i Agjencisë për Akreditim të Kosovës, tha për Radion Evropa e Lirë se pas dorëheqjes së këtij komisioni janë në pritje të formimit të Komisionit të ri për Ankesa.

“Komisioni i Ankesave ka dhënë dorëheqje para dy javëve. Një nga arsyet që janë dhënë është se ata nuk janë pajtuar të punojnë me rregulloren e punës të cilën e ka aprovuar Komisioni Shtetërorë i Cilësisë dhe nuk kanë gjetur hapësirën e mjaftueshme për të punuar sipas ligjit për procedurën e përgjithshme administrative dhe kanë konsideruar se është mirë të tërhiqen derisa të qartësohet kjo situatë. Ne jemi në pritje që ndoshta ministri në largim i arsimit do të nxjerr një vendim për të themeluar një Komision tjetër të ankesave”, thotë Gashi.

Universitetet publike kërkojnë që ankesat e tyre të shqyrtohen sa më shpejtë.

Drejtori për informim dhe marrëdhënie me publikun në Universitetin e Mitrovicës, Ahmet Jashari, thotë për Radion Evropa e Lirë se deri tani është dashur të ketë një vendim nga Agjencia për Akreditim e Kosovës lidhur me ankesën që kanë bërë, por që sipas tij, ende nuk kanë marrë përgjigje.

“Pasi që e kemi pranuar vendimin nga Këshilli Shtetëror i Cilësisë, sipas të cilit ne nuk kemi marrë akreditim institucional, i kemi respektuar procedurat sa i përket ankesës, e kemi dorëzuar dhe më datën 7 shtator kanë kaluar 1 muaj (afati ligjor) dhe ne nuk kemi përgjigje dhe sipas informacioneve që i kemi, Komisioni i Ankesave nuk është funksional dhe kjo situatë është absurde dhe ne nuk e dimë sa çfarë do të ndodh dhe çfarë vendimi do të marrin”, thotë Jashari.

Ai thotë se janë në pritje të përgjigjes nga Agjencia për Akreditim e Kosovës në mënyrë që të fillohet me pranimin e studentëve të rinj, pasi që siç thotë Jashari, Universiteti i Mitrovicës i plotëson kriteret për akreditim institucional.

“Ne kemi shpresuar që gjendja do të ndryshojë për shkak se ne kemi reaguar dhe kemi konsideruar që rekomandimet apo vlerësimet që kanë dal nga grupi i ekspertëve nuk kanë qenë në realitetin ekzistues në gjendjen faktike në Universitetin e Mitrovicës dhe mund të them që papërgjegjësia e këtij institucioni që kanë pasur në raport me universitete, ne jemi në pritje dhe nuk e dimë se çfarë përgjigje do të marrim”, thotë Jashari.

Universitetet publike të cilat nuk ishin akredituar, nuk kanë të drejtë të pranojnë studentë të rinj në këtë vit akademik, ndërsa studentët ekzistues, vazhdojnë studimet normalisht.

Gazmend Luboteni, kryetar i Këshillit Shtetëror të Cilësisë i cili funksionon në kuadër të Agjencisë për Akreditim të Kosovës, në një bisedë për Radion Evropa e Lirë thotë se ankesat tani janë në Agjencinë për Akreditim dhe se do të shqyrtohen së shpejti.

“Pas marrjes së vendimit kanë pasur të drejtën që brenda 30 ditësh nga data kur është pranuar vendimi nga Agjencia e Kreditimit të parashtrojnë ankesën e cila pastaj brenda 30 ditëve të shqyrtohet. Disa nga këto institucione kanë dërguar në afatin ligjor ankesat e tyre të cilat dashur të shqyrtohen nga Komisioni i Ankesave mirëpo të gjitha ankesat tani kanë mbërritur në Agjencinë e Akreditimit dhe pritet të shqyrtohen në ankesat dhe argumentetet e tyre në mbledhjen e ardhshme në ditë në vijim”, thotë Luboteni.

Luboteni shton se nuk mund të flet në detaje për ankesat e universiteteve, por që sipas tij, kryesisht duhet të bazohen në ato pika negative që janë vlerësuar nga ekspertët ndërkombëtarë në rastin kur ata nuk kanë marrë akreditim institucional.

Megjithatë, ai shton se “vlerësimet e ekspertëve ndërkombëtar janë meritore pasi që kanë përvojë të gjatë në këtë fushën e vlerësimit”.
Përplasje ndërmjet Komisionit për Ankesa dhe Këshillit Shtetëror të Cilësisë, kryesisht për çështje të kompetencave të komisionit dhe më pas dorëheqja e Komisionit për Ankesa në Agjencinë për Akreditimin e Kosovës ka ngritur shqetësim tek ambasadat e vendeve perëndimore në Kosovë.
Ambasadat e Francës, Gjermanisë dhe Britanisë së Madhe, kanë reaguar ndaj, siç kanë thënë, bllokadës në të cilën është Agjencia e Akreditimit të Kosovës.

“Ambasadat e Francës, Gjermanisë dhe Mbretërisë së Bashkuar e konsiderojnë arsimin cilësor si përparësi për të ardhmen e Kosovës. Për këtë arsye, ato janë shumë të brengosura për qorrsokakun aktual brenda Agjencisë së Akreditimit të Kosovës, i cili po vë në rrezik serioz akreditimin e programeve të studimit për vitin e ardhshëm akademik”, thuhej në një deklaratë të përbashkët të këtyre ambasadave.
Universitetet publike të cilat nuk janë akredituar kishin marrë vërejtje të shumta nga ekspertët ndërkombëtarë për punën e tyre. Universitet, ishte theksuar se nuk kishin përmbushur një numër të konsiderueshëm të standardeve të cilat kërkohen si; vizioni, cilësia, strategjia, stafi dhe elemente tjera./REL

LEXO TE PLOTE

Uncategorized

“Diletant, aktrove dobët”/ Gazetari degjeneron Metën

Publikuar

-

Nga

Gazetari Bledi Mane ka komentuar performancën e presidentit Ilir Meta, para Komisionit parlamentar Hetimor.

Me nota ironie Mane ka bërë një panoramim të figurës së Metës, pa kursyer as kryeministrin Edi Rama.

“Të ndoqa dje përballë Ulsiut në Komisionin parlamentar dhe nuk e fsheh dot, më pëlqeu performanca jote mbushur me qetësi dhe dashuri. E shikoja dorën tënd tek zgjatej fshehurazi të prekte maxhorancën dhe po ashtu nuk ta kurseu as maxhoranca dorën.

Dje u përkëdhelët bashkë ti dhe Edi Rama, ca prej frikës, ca prej sforcimit dhe ca prej këshillave të ndërkombëtarëve. Mirë bëtë, fundja deri në tetor sa të hapen negociatat mbyllni gojët dhe silluni një herë të vetme si babaxhanë nacionalë se gjithë këto kohë keni sulmuar e kacafytyr njëri-tjetrin në sy të botës si halabakë”, shkruan Mane në rrjete sociale.

Postimi i plotë

TI JE FAJTOR SE ZEMRËN MA KE THY, O ZEMRËN MA KE THY…
Nga Bledi Mane-Public Enemy
***
I dashur Like, si të kam o vëlla?
Të ndoqa dje përballë Ulsiut në komisionin parlamentar dhe nuk e fsheh dot, më pëlqeu performanca jote mbushur me qetësi dhe dashuri. E shikoja dorën tënd tek zgjatej fshehurazi të prekte maxhorancën dhe po ashtu nuk ta kurseu as maxhoranca dorën. Dje u përkëdhelët bashkë ti dhe Edi Rama, ca prej frikës, ca prej sforcimit dhe ca prej këshillave të ndërkombëtarëve. Mirë bëtë, fundja deri në tetor sa të hapen negociatat mbyllni gojët dhe silluni një herë të vetme si babaxhanë nacionalë se gjithë këto kohë keni sulmuar e kacafytyr njëri-tjetrin në sy të botës si halabakë. Si pragdasma kur një bukuroshe martohet dhe ish dashnori i saj bërtet nëpër lagje:
-Kurva nuk është e virgjër, kurvën e kam palluar unë. Kurva nuk ia vlen të martohet!
I dashur Like, o djalë flor!
Nuk më intereson flirtimi yt i fundit me Edi Ramën se ju të dy jeni shpartalluar nga dashuritë, urrejtjet, kafshimet, puthjet, lëngimet apo shtrëngimet, shtatzanitë dhe abortete që ia atashoni njëri-tjetrit qysh nga viti 2001. Ndërsa të ndiqja dje ngela i pataksur nga ajo çfarë nxorre nga goja jote:
-“Çdekretova zgjedhjet e 30 qershorit se në datën 7 të po atij muaji të nxehtë morra informacion konfidencial se një ditë më pas gjatë protestës së opozitës do digjej godina e parlamentit!”
Këtu fillon halabakëria e një burrshtetasi si ty. Këtu fillon dredhia dhe poshtërsia jote.
Një president republike, një politikan karriere, një njeri i sforcuar dhe i forcuar nga situata edhe më të rënda duhej të tregohej largpamës. Komandanti i Forcave të Armatosura të Shqipërisë njoftinte polici, ushtri, qeveri, shërbime sekrete dhe i bënte parapritë djegies së Parlamentit. Kishit përgatitur forca të shumta dhe arrestonit e ndalonit në flagrancë zjarrvënësit madje duke e parë të gjithë ne live, në televizor dhe internet. Imagjino sikur të evitohej një krim i tillë çfarë impakti do kishte në publik dhe ligji do na injektohej dyfish nën lëkurë dhe ti Ilir Meta, policia, ushtria dhe autoriteti i shtetit do qëndronte para nesh kryeneç dhe krenar.
Të ndoqa dje i dashur Like por ti si një diletant aktrove dobët. Mu duke si i përpëlitur, si mjellma që këndon të fundit këngë. Pa të prishur panikun që të ka kapluar dua ta di, kur e ke vizitën e rradhës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës?/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Uncategorized

Pamjet shokuese/ Uragani “Dorian” mësyn Kanadanë, panik tek qytetarët

Publikuar

-

Nga

Uragani “Dorian”, i cili është konsideruar si ndër stuhitë më të forta dhe më të rrezikshme, prej disa ditësh është kthyer në tmerrin e qytetarëve në SHBA.

Uragani “Dorian”, pasi shkatërroi disa vende në SHBA, tashmë nuk po kursen as Kanadanë. Pas goditjes nga uragani, shumë pemë janë rrëzuar dhe është ndërprerë energjiia elektrike në provincën Nova Scotia.

Sipas mediave të huaja, rreth 450 000 shtëpi kanë mbetur pa energji elektrike, ndërsa shkatërrimet janë të mëdha.
Kujtojmë këtu se ditën e shtunë, uragani goditi Halifax-in dhe tani është drejtuar për në Neëfoundland.

Erërat e uraganit, që po kthehet tashmë edhe në tmerrin e Kanadasë kapin një shpejtësi prej 160 km/orë.

Kujtojmë që Bahamas-i është vendi më i prekur nga uragani “Dorian” dhe numri i të vdekurve ka shkuar në 43.

Autoritetet thonë se numri i të vdekurve pritet të rritet./ CNA.al

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: