LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kandidatët në disa bashki/ Përballja për “tortën” vendore

16 Mars 2015, 09:43, Aktualitet CNA

Partitë politike janë duke mbyllur listat finale të përfaqësueseve që do garojnë për zgjedhjet lokale të 21 qershorit. PD ka konfirmuar disa zona, ndërkohë mazhoranca dje ka bërë hapin final të ndarjes se ?tortës? vendore, ku LSI do ketë 15 njësi administrative.

Sipas burimeve zyrtare, PD ka konfiguruar disa nga njësitë e saj dhe kandidatët kanë marrë konfirmimin dhe po punojnë në terren. Por ka shumë raste ku jo gjithcka është e konfirmuar dhe ?rivalet? po përplasen në bazë dhe presin mbështetjen nga qendra, ku lobojnë për emrin e tyre.

E njëjta situatë paraqitet në kampin e majtë ku disa emra janë të konfirmuar, por të tjerë presin ende zyrtarizim dhe vazhdojnë përballjen në bazë.

Pak kohë më parë ende, pa u afruar ethet e garës dukej se në shumë nga njësitë vendore nuk do kishte fare garë. Pra njësitë, ishin të fituara në tavolinë nga mazhoranca. Situata politike duket se tashmë ka rifutur në një përballje të fortë opozitën në mjaft njësi. Përballje, të cilat dje dukeshin mision i pamundur, sot ka shumë shanse për fitore të saj dhe kjo varet nga disa faktorë. Opozita ka në favor të saj reformat antipopullore të qeverisë, por duhet të tregohet mjaft e kujdeshme me kandidatët e përzgjedhur dhe personat e deleguar për fushatën. Këto dy faktorë janë vendimtarë, të cilat PD në fakt në disa zona  po i nënvleftëson. Emërime të deleguarish të cilët nuk kanë asnjë lidhje me zonën përkatëse, apo më keq akoma kur kundërshtohen nga baza. Përballë kësaj qëndrojnë kandidatë pa mbështetje nga qytetarët por që dalin nga thesi i klientelizmit brenda opozitës. Këto dy faktorë mund ta rrezikojnë së tepërmi garën.

Mazhoranca po përpiqet që të tregojë se gara është mjaft e vështirë dhe e fortë, kjo më shumë për të justifikuar ndarjen territoriale që kërkon ta tregetojë si sukses reformash jo si tortë politike për interesat e saj politike. PS-ja ka lënë jo pak terren edhe për LSI, e cila do luftojë të rrëmbeje sa më shumë njësi në këto zgjedhje, për të treguar se ka mbështetje popullore dhe se kryetari i tyre akuzuar për vjedhje, dhe se fundi për porosi vrasjesh nga një deputet i PS-së, gëzon mbështetje dhe akuzat s?janë të vërteta.

Mazhoranca ka në disfavor të saj reformat që ajo vetë i trumbeton si sukses. Vetë reforma territoriale është një prej tyre. Kjo sepse qytetarët nuk u pyetën kurrë për këtë ndarje administrative. Së dyti, situatë e rëndë e rendit dhe sigurisë, reforma energjitike, presioni dhe terrori me arrestime për gjithcka, gjobat mbi bizneset dhe kriza e thellë ekonomike, nuk favorizojnë aspak qeverinë e 1 milion votave. Pa lënë mënjanë premtimet e pambajtura të Edi Ramës në fushatën elektorale, nga shëndetësia falas dhe luga e floririt që përmendej cdo takim.

Thesi i votave të socialistëve duket i madh dhe rrjedhjet ende të vogla për t?i rrezikuar fitoren, por kjo në disa zona mund të quhet dhe si aksident. Pjesë e kësaj fitoreje te PS-LSI në vendoret e 21 Qershorit, mund të bëhet edhe vetë PD-ja me kandidatët dhe të deleguarit e saj në zona.

 Elvi FUNDO

PS-LSI për bashkitë

Bashkitë e Partisë Socialiste

Bashkia Shkodër, Keti Bazhdari

Bashkia Durrës, Vangjush Dako

Bashkia Korçë, Sotiraq Filo

Bashkia Kavajë, Evis Roshi

Bashkia Himarë, Gjergji Goro

Bashkia Maliq , Gezim Topciu, Arjan Jaupllari

Bashkia Mat, Adelina Farrici

Bashkitë e Lëvizjes Socialiste për Integrim

Bashkia Lezhë, Viktor Tusha

Bashkia Kukës, Hasan Halili

Bashkia Kolonjë, Ali Laho

Bashkia Berat, Gledion Rahovica

Kandidatët e Partisë Demokratike në disa bashki

Bashkia Dibër

Ilir Krosi

Bashkia Durrës

Grida Duma

Bashkia Kamzë

Xhelal Mziu

Bashkia Elbasan

Ardian Turku

Bashkia Maliq

Alfred Berberi

Aleanca Maqedonase për Integrim Evropian

Bashkia Pustec

Edmond Temelko

Bashkia Dropull PBDNJ

Bashkia Finiq  PBDNJ

 

 

 

Lajmet e fundit nga