LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zgjedhjet Lokale/ Sot, negociatat mes PS-së dhe LSI-së

15 Mars 2015, 07:48, Politikë CNA

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama do të presë sot në selinë e PS-së , Kreun e LSI-së, Ilir Meta për të negociuar lidhur me kandidatët për zgjedhjet e bashkisë.

Takimi do të mbahet në orën 11:00 dhe të dy liderët do të jenë të shoqëruar nga krerët e grupeve parlamentare, Gramoz Ruçi dhe Petrit Vasili. Në përfundim të këtij takimi pritet që të jetë përcaktuar procedura e përzgjedhjes së kandidatëve.  Edhe më parë, dy forcat e maxhorancës kanë kryer takime për zgjedhjet e 21 qershorit por deri më tani nuk ka asnjë përfundim për sa i përket emrave të kandidatëve.

Lajmet e fundit nga