LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shteti Islamik, Vatikani mbështet përdorimin e forcës

15 Mars 2015, 09:14, Aktualitet CNA

Vatikani thotë se mund të jetë e nevojshme përdorimi i forcës për të ndaluar sulmet mbi të krishterët dhe minoritetet e tjera në Lindjen e Mesme nga Shteti islamik, nëse nuk gjendet një zgjidhje politike për këtë qëllim.
Arkipeshkvi Silvano Tomasi, kryediplomati i Vatikanit në Kombete Bashkuara në Gjenevë, tha se xhihadistët janë duke kryer genocid ndaj duhet të ndalen. Vatikani tradicionalish ka kundërshtuar ndërhyrjen ushtarake në rajon. Sidoqoftë, papa Francesku denoncoi ekzekutimin e 21 egjiptianëve të kishës koopte nga militantët e Shtetit islamik në muajin shkurt.
Militantët kanë vendosur në shënjestër, grupet fetare të minorancës në pjesët e Sirisë dhe Irakut që kanë nën kontroll. Me mijëra persona janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre për të shpëtuar jetën.

Lajmet e fundit nga