Connect with Us

Ndëron jetë në moshën 86-vjeçare studiuesi Petro Zheji

Aktualitet

Ndëron jetë në moshën 86-vjeçare studiuesi Petro Zheji

Publikuar

-

Një nga figurat më të shqurara të gjuhësisë, përkthyesi dhe studiuesi i njohur shqiptar Petro Zheji është ndarë nga jeta mbrëmjen e djeshme në moshën 86- vjeçare. Homazhet në nder të tij do të zhvillohet ditën e sotme në Muzeun Historik Kombëtar nga ora 14:00 deri në orën 15:00. Profesor Petro Zheji, lindi në Tiranë më 18 Tetor 1929. Që në moshë fare të re, u shqua për një talent të rrallë në njohjen dhe zotërimin e gjuhëve të huaja.

Poliglot që njihte me themel shqipen dhe filozofinë e saj, njihte e zotëronte deri në rrënjë edhe gjuhën italiane, frënge, angleze, spanjolle, gjermane, ruse, hebraishten, sanskritishten e vjetër, greqishten e vjetër dhe latinishten.

Petro Zheji realizoi mbas një pune të thellë dhe të pandërprerë, studimin e tij me dy vëllime “Shqipja dhe Sanskritishtja”, dy vëllime. Vepra është një monument mendimi shkencor dhe akademik, mes dialogimeve të historisë dhe filologjisë, filozofisë dhe matematikës, simbolikës dhe kozmogonisë, religjionit dhe interpretimeve transhedentale.

LEXO EDHE:  Shkoi dje në Sanatorium në gjendje të rëndë/ Ndërron jetë mjeku pneumolog

Studiues të ndryshëm, në vlerësim të kësaj vepre, gjykojnë se ajo, tejkalon të gjitha studimet e mëparshme që e trajtojnë gjuhën thjesht si një materie gramatikore të disiplinuar apo si etimologji historike e krahasuar.

Ndër përkthimet me kryesore veçohen:
1. Ringjallja – Leon Tolstoi
2. Vilet e zemërimit – John Steinbeck
3. Zoti President – Migel Asturias
4. Don Kishoti – vol i Dytë, Migel Servantes
5. Galileo Galilei – Bertold Breht

Studimet Gjuhësore:
1. Shqipja dhe Sanskritishtja – dy vëllime
2. Libri i aforizmave
3. Roli mesianik i gjuhës shqipe

Për humbjen e studiuesit ka reaguar edhe kryeministri Rama. “Trishtim i thelle per humbjen e Petro Zhejit ustai i pashoq i gjuhes qe e beri Don Kishotin te fliste ne shqip si te ishte lindur aneve tona“, shkruan kryeministri ne Twitter.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Aksident në Durrës/ Përplasen dy mjete, ndërron jetë një person

Publikuar

-

Nga

Mëngjesin e sotëm në Durrës është regjistruar një aksident, ku shtetasi G.H duke drejtuar mjetin është përplasur me një tjetër mjet.

Si pasojë e aksidentit, ka ndërruar jetë shtetësja E.H, e cila ishte pasagjere në mjet.

Njoftimi i Policisë

Më datë 24.07.2021, rreth orës 10:00, në Hamallaj, Durrës, shtetasi G. H., 67 vjeç, duke drejtuar mjetin është përplasur me një tjetër mjet me drejtues shtetasin B. D. Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë shtetësja E. H., e cila ishte pasagjere në mjet.

LEXO EDHE:  Përse meshkujt janë të fiksuar pas gjoksit të madh të femrave?

LEXO EDHE:  Lushnje/ Aksidentohen dy mjete, ndërron jetë 45 vjeçari

Të dy drejtuesit e mjeteve janë shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Basha i vërsul “servilët” Bardhit/ Zbulohet skenari

Publikuar

-

Nga

Basha i vërsul “servilët” Bardhit/ Zbulohet skenari

Ditët e fundit në media apo edhe në rrjetet sociale, është lakuar shumë emri i Sekretarit të Përgjithshëm të Republikës së re, Gazment Bardhi.

Fillimisht në rrjete sociale dhe në media u komentua fakti, që Gazment Bardhi tashmë shoqërohet me badigardë.

Se kush e kërcënon Gaz Bardhin apo nga çfarë ka frikë ky i fundit, këtë përgjigje mund ta japë vetëm ai.

Por, një tjetër detaj që bie në sy, është fakti se duket se disa personazhe mediatikë apo politikë, janë “vërsulur” në kritika, a thua se fajin për humbjen e zgjedhjeve e ka Gaz Bardhi.

Kujtojmë këtu fillimisht professor Mark Markun, i cili në Kuvendin e PD ishte mjaft kritik për gjendjen ku ndodhet PD sot, për mënyrën e drejtimit, por sigurisht pa lënë mënjëanë, edhe Gazin e Lulit.

Më tej nëpër rrjete sociale kishte dhe shumë komente, qëndrime. Njëri e sulmonte, e tjetri e mbronte. Duke ardhur deri edhe tek “lëpirjet” e djeshme të kreut të degës numër 4 të PD në Tiranë, i cili e quante Gazment Bardhin, si kundërshtarin gjigant të Edi Ramës.

Por, të quash Gaz Bardhin si fajtor për humbjen e PD-së, apo ta quash kundërshtarin gjigant të Edi Ramës, kjo është më shumë sesa qesharake.

Por, dardha e ka bishtin prapa dhe detajet tregojnë një tjetër anë.

LEXO EDHE:  Lushnje/ Aksidentohen dy mjete, ndërron jetë 45 vjeçari

LEXO EDHE:  Koronavirusi i merr jetën pedagoges së Universitetit të Tiranës

Me të ashtuquajturat “sulme” ndaj Gazment Bardhit, duket se përfitues ka dalë vetë kreu i Republikës së re, Lulzim Basha.

Përqëndrimi i vëmendjes tek Gazment Bardhi, e ka lënë të qetë Lulin, ndërsa ky i fundit vijon “betejat me mullinjtë e erës”, në ëndërrat në gjumin e tij të thellë.

Pra nga njëra anë gjasme sulmohet Gazment Bardhi, por ama Basha vijon i qetë pushimet. Gjë që në fakt të bën të dyshosh se është një skenar i pastër, që “Luli të flejë i qetë”.

Premtoi “beteja të mëdha” kundër regjimit Rama-Doshi, sikurse e cilëson ai, por në fakt të vetmen betejë që bëri është ajo për mbajtjen e karriges së kryetarit. Fillimisht me zgjedhjet e 13 qershorit, e më pas me ndryshimet në statut, duke “minuar” kështu karrigen e tij.

E tani që servilët ia “vërsul” Gaz Bardhit, ai mund vetë mund të vazhdojë të flejë i qetë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Po transportonin 35 emigrantë të paligjshëm/ Prangosen dy persona, në kërkim bashkëpunëtori

Publikuar

-

Nga

Dy persona kanë rënë në prangat e Policisë së Tiranës, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim, pasi akuzohen për dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.

Operacioni i zhvilluar nga Seksioni i Trafiqeve në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale në DVP Tiranë.

Uniformat blu bëjnë të ditur se në pranga kanë rënë shtetasit K. T., 26 vjeç, banues në Elbasan dhe V. M., 23 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”.

Këta shtetas u kapën në flagrancë nga sherbimet e Policisë duke tentuar të transportojnë me mjetet e tyre përkatëse, kundrejt shpërblimit monetar, 35 shtetas emigrantë të paligjshëm, nga Tirana drejt qytetit të Kukësit, me qëllim kalimin e tyre drejt Kosovës dhe më pas drejt vendeve të Bashkimit Europian.

LEXO EDHE:  Përse meshkujt janë të fiksuar pas gjoksit të madh të femrave?

LEXO EDHE:  Vrau barbarisht qenin duke e tërhequr zvarrë me makinë/ Ndërron jetë 50-vjeçari

Në vijim të veprimeve u shpall në kërkim policor shtetasi A. Q., 29 vjeç, i dyshuar si bashkëpunëtor në këtë veprimtari kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” kryer në bashkëpunim./CNA.al

LEXO TE PLOTE