LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Erdogan përkujton luftën e Çanakalasë, shënohet 100-vjetori

15 Mars 2015, 09:25, Kosova & Bota CNA

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, i ndodhur në qytetin Çakankala ka deklaruar se në thelb, lufta e Çanakalasë ishte një luftë e besimit dhe teknologjisë dhe në këtë luftë ai që fitoi ishte besimi.
Erdogan ka theksuar se: “Çanakaleja nuk është vetëm një nga 81 krahinat tona, por në të njëjtën kohë është edhe një emër i një fitoreje të madhe e cila ndryshoi fatin e keq 200 vjeçar të këtij kombi. Lufta e Çanakalasë nuk ka qenë e balancuar drejtë mes forcave”, raporton AA.

Programet festive zyrtare do të bëjnë që më 18 mars në ditën e përkujtimit të dëshmorëve dhe të fitores së madhe detare të Çanakalasë të festohet me entuziazëm dhe respekt në Çanakale dhe në gadishullin Gelibollu.

Presidenti turk ka pohuar se në ceremonitë e datës 18 mars do të marrë pjesë Kryeministri Ahmet Davutoglu dhe në ceremonitë e datës 24 prill do të marrë pjesë vetë personalisht.

19:38 Kosova & Bota

Klimë e kontaminuar

Nga Alexander KudascheffQëkurse ka marrë postin kryeministri...

Lajmet e fundit nga