LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Basha takohet me nënkryetarin e grupit parlamentar të Partisë Popullore Austriake

15 Mars 2015, 19:36, Politikë CNA

 

Kryetari i Partisë Demokratike z.Lulzim Basha, priti në një takim nënkryetarin e grupit parlamentar të partisë popullore të Austrisë, z.Werner Amon, ku ndau shqetësimin  për rritjen galopante të nivelit të krimit në vend dhe për uzurpimin që bota e krimit i ka bërë institucioneve më të larta politike dhe administratës shtetërore.

Shqiptarët ndihen të shokuar nga akuzat në gjirin e mazhorancës për skenarë vrasjesh dhe larje hesapesh, tha Basha, duke shtuar se ky skandal thellohet edhe më tepër nga fakti që për më shumë se 6 muaj, kryeministri dhe ministri i brendshëm janë përpjekur te fshehin akuzat e rënda ndaj Kryetarit të Parlamentit, si porosites i vrasjes së dy deputeteve te Kuvendit te Shqiperise.

Basha tha se tronditja e qytetarëve nga këto zhvillime të paprencedent u dëshmua me pjesmarrjen më masive në historine e protestave në Shqiperi, ku populli shprehu indinjatën dhe kundërshtinë ndaj kapjes së shtetit nga krimi, si dhe shprehu kërkesën që Kryetari i Kuvendit të japë dorëheqjen për ti hapur rrugën një hetimi të plotë, thellësisht profesionist dhe transparent të akuzës më të rëndë në këto 25 vite politikë.

Zoti Basha e siguroi z.Amon për vendosmërinë e plotë të Partisë Demokratike për ti shkuar deri në fund sëbashku me qytetarët shqiptarë procesit të dekriminalizimit.

Lajmet e fundit nga