LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Basha: Krimi ka depërtuar deri në nivelet më të larta të administratës

15 Mars 2015, 16:42, Politikë CNA

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka pritur Drejtorin për Evropën Juglindore në Ministrinë e Jashtme Federale të Gjermanisë, Ernst Reichel, dhe gjithashtu ka pasur një takim tjetër me nënkryetarin e grupit parlamentar të Partisë Popullore austriake, Werner Amon.

Në takimin me z.Ernst Reichel, Drejtor për Evropën Juglindore, Turqinë dhe shtetet e EFTA-s në Ministrinë e Jashtme Federale të Gjermanisë, Basha e njohu me shqetësimin e thellë që po kalon vendi për depërtimin e krimit deri në nivelet më të larta të administratës dhe Parlamentit. Duke e informuar për situatën në vend, Basha u ndal tek akuzat e rënda që janë bërë ndaj Kryetarit të Parlamentit si porositës i vrasjes së dy deputetëve, nga vetë radhët e mazhorancës.

Basha tha se për këtë ngjarje të rëndë është shumë e rëndësishme që të ketë hetim të plotë të besueshëm e të gjithanshëm. Një hetim i tillë është i pamundur sa kohë që subjekti i hetimit mban dhe ushtron pushtetin e numrit 2 në vend. Dorëheqja e Ilir Metës nga posti Kryetari i Parlamentit është një parakusht për një hetim të besueshëm. Ndërsa në takimin me nënkryetarin e grupit parlamentar të partisë popullore të Austrisë, z.Werner Amon, Basha ndau shqetësimin mbarëpopullor dhe të partnereve ndërkombetarë për rritjen galopante të nivelit të krimit në vend dhe për uzurpimin që bota e krimit i ka bërë institucioneve më të larta politike dhe administratës shtetërore.

Shqiptarët ndihen të shokuar nga akuzat në gjirin e mazhorancës për skenarë vrasjesh dhe larje hesapesh, tha Basha, duke shtuar se ky skandal thellohet edhe më tepër nga fakti që për më shumë se 6 muaj, kryeministri dhe ministri i brendshëm janë përpjekur te fshehin akuzat e rënda ndaj Kryetarit të Parlamentit, si porosites i vrasjes së dy deputeteve te Kuvendit te Shqiperise.

Basha e siguroi z.Amon për vendosmërinë e plotë të Partisë Demokratike për ti shkuar deri në fund sëbashku me qytetarët shqiptarë procesit të dekriminalizimit.

Lajmet e fundit nga