LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Pse shqiptarët po duan të largohen nga Shqipëria - sidomos sot?

14 Mars 2015, 15:23, Opinione CNA

Nga Spartak NGJELA

Sepse e kanë humbur shpresën se këtu mund të gjejnë një jetë të qetë. Dhe, ngjarja e fundit, çeshtja Doshi, që u zhvillua me nivelin ordiner dhe tepër adoleshent të politikës shqiptare, sigurisht që ua ka përforëcuar përfundimisht këtë ndjenjë. Deputeti Tom Doshi akuzoi me provën e tij përgatitjen që i ishte bërë nga Kryetari i Kuvendit, Meta, për ta vrarë me anë të një apo dy vrasësve me pagesë. Opinioni publik shqiptar u habit; por u bezdis deri në mërzitje nga mënyra se si u trajtua nga poltika aktuale kjo çeshtje. Çfarë po ndodh kështu sot në Shqipëri? Kjo është pyetja e të gjithëve.

Koha po tregon se ky Kryeministër nuk po bën dot asgjë që shqiptarët të kenë më shpresë se mund të jetojnë në vendin e tyre me punën e tyre. Europa kërkon reforma, kurse këtu Kryetari i Parlamentit akuzohet për vrasje nga një deputet. Nje ngjarje e rëndë; por e papërgjegjshme për ata që drejtojnë shqiptarët. Gjithkush kërkon të përfitojë nga niveli banal i politikës shqiptare: një Kryeministër që nuk kuptohet se çfarë ane ka mbajtur në këtë çeshtje; një Kryetar Kuvendi që flet përçart, mohues ndaj një akuze për vrasje të nje deputeti nga vetë deputeti , sepse është nje Kryetar që nuk mund të sillet dot si një burrë shteti, ngaqë s?e kalon dot adoleshencën e intelektit që ka. Nje akuzues, që dallon se është më i mençur se i akuzuari; por që askush s’e kupton se, përse ky nuk ka hetuar edhe më shumë në heshtje për ta nxjerrë të provuar atë që kërkon të provojë; dhe, një prokurori që nuk heton, por vetëm regjistron thënie. Një turp që, në fakt, s’ka lidhje fare me drejtimin e shtetit. Por kësaj i shtohet edhe marrëzia e Sali Berishës, që askush nuk e kupton se çfarë kërkon të fitojë me çeshtjen Doshi: kërkon vetëm të dalë në skenë, dhe po kërkon ?dorëheqjen e Metës që ky të hetohet normalisht?, apo ka si qëllim një destabilizim shoqëror në mënyrë që të përfitojë edhe ky diçka gjatë falimentit të tij politik? Por askush nuk pyet se: kush është Prokurori i Përgjithshëm? Në të njejtën kohë, shqiptarët panë e po shohin një shfaqje mediokër të drejtuesëve injorantë i që drejtojnë me psaionin e pushtetit dhe jo me logjikën zhvilluese të burrit të shtetit. Askush nuk kupton asgjë, por fatkeqësia është për shqiptarët. Ata kanë vetëm një shpresë: të bashkohen me Europën e Bashkuar; për të filluar jeta normale në vendin e tyrë. Por BE kërkon reforma, ndërsa Kryeministri i tyre nuk di t’i bëjë ato. Atëherë, përse e duan shqiptarët një kryeministër që nuk di të bejë reformat që kanë lidhje jetike me të ardhmen e tyre? BE i thotë Kryeministrit shqiptar se duhet luftuar krimi dhe korrupsioni në Shqipëri; kurse, këtu, gjithçka zhvillohet nën dirigjimin e krimit. Shefi i opozitës nuk drejton dot, se s’e lë zeri mbytës i Saliut; kurse Kryeminstri nuk bën dot reforma, sepse, për korrupsionin dhe krimin që i duhet të luftojë, kudo i del përpara Meta si Kryetar Kuvendi, i cili është i skeduar nga politika europiane për korrupsion; kurse, në të njetën kohë, korrupsioni sot drejton të gjithë pushtein legal në Shqipëri: edhe Prokurorinë edhe Gjkykatën. Siç shihet, Shqipërinë, injoranca që e ka drejtuar dhe po e drejton, e ka futur në një Rreth Vicioz.
Kurse, brenda këtij rerethi vicioz, akuzat vinë nga të dyja krahët e politikës. Por janë vetëm fjalë: Berisha thotë se po drejtion krimi në Shqipëri; kurse Rama thotë se e ka rrëzuar krimin. Po kujt ia thonë këto, europianëve? Pse, këta kalamaj do besojnë politkanët e regjur europianë, që të japin para për reformat në Shqipëri, para, të cilat nuk dihet se ku do të shkojnë? Berishën, politika përendimore e ndëshkoi me izolim financiar, sepse e dinte se ishte i korruptuar, me të gjithë falangën e tij politike. Kurse Kryeminitrit aktual i kërkon të shkatërrojë korrupsionin në Shqipëri. Po si? Askush s?e di. Në të njejtën kohë, si do të zgjidhet çeshtja Doshi që ka sjellë një krizë të re të adoleshencës politike shqiptare? Atë nuk e zgjidh dot prokuroria shqiptare. Duhet thirrur domosdoshmërisht FBI-a amerikane. Po si? Me ligj të veçantë, që duhet të dalë nga Parlamenti shqiptar, me 84 vota. Pse s?e kërkon këtë Kryeministri dhe Kryetari i Kuvendit? Aaa? ja, këtu ngec gjithçka, se këtë nuk e dëshiron edhe Saliu që bërtet gjithë ditën tash dhjetë ditë për ?të vërteten Doshi?. Por, për çudi, hetim ndërkombëtar kërkon vetëm Tom Doshi. Kurajoja e tij tregon se paska të drejtë. Por, a do ta këtë këtë kurajë edhe Kryetari i Kuvendit që akuzohet? A do ta thërresë Meta një hetim ndërkombëtar për kërtë çeshtje? Dhe, më në fund: a do të ketë kurajë Kryeministri shqiptar që të fillojë një hetim ndërkombëtar për korrupsionin shqiptar? A do ta bëjë dot reformën ne Drejtësi dhe në Treg ky kryeministër? Unë them se, jo!: Rama nuk e ka kapacitetin e një refrmatori. Atëherë? Kështu, ka tepër gjasë që ne, si shoqëri, të vijojmë jetën brenda rrethit vicioz që thashë me lart.

10:39 Opinione

Tropoja !

Nga Patrik SADIKAJMegjithëse jetoj prej shumë vitesh në Tira...

10:00 Opinione

Utopia

Nga Artan Fuga—————————– Ishte një shtet që quhej Utopia, is...

17:18 Opinione

Blushi Cipurushi!

Nga Sali BerishaEdhe nga Prishtina e urojne Blushin per fito...

14:13 Opinione

Paradokset tona

Nga Artan FUGAJemi populli më i varfër i Europës. Me ekonomi...

Lajmet e fundit nga