Connect with Us

Përse Kremlini nuk mund të gënjejë për zhdukjen e Putin

Uncategorized

Përse Kremlini nuk mund të gënjejë për zhdukjen e Putin

Publikuar

-

Nga Julia Ioffe

Tashmë po bëhet më shumë se një javë që askush nuk e ka parë presidentin rus, Vladimir Putin. Ai pati një takim mondan me kryeministrin Italian Matteo Renzi më 5 Mras, dhe më pas… asgjë. Që prej kësaj kohe, Putin nuk është parë në public dhe hapësira e blogjeve ruse nuk mund të flasë për gjë tjetër.
Presidenti I tyre nuk u duk në një numër eventesh, përfshirë një takim me gjykatësit dhe kazakët, me të cilët duhej të takohej këtë javë, thanë se presidenti rus ishte I sëmurë. Ata me shpejtësi ndryshuan version kur Kremlini e mohoi një gjë të tillë. Kremlini nisi të mbushte lajmet me axhendën e Putin, televizioni shtetëror nisi të transmetojë lajme të takimeve që planifikohen në të ardhmen, sikur ato të kishin ndodhur tashmë, në mënyrë që të tregonte se Putin ishte gjallë mjaftueshëm sa të marrë pjesë në to.
Dmitry Peskov, zëdhënësi mustaqelli i Putin ka gjithë javën që këmbëngul se bosi I tij jo vetëm që merr frymë, por “po thyen krahun” me aq shumë shtrëngime duarsh.

Jo surprizë, ky kombinim, simulimi aktiv dhe frenetic, dhe mohimi që diçka po ndodh, është përfekte për internetin. Hashtagu
#PutinIsDead nisi të jetë në modë në Tëitterin rus dhe blogjet ruse nisën të tjerrin teoritë se çfarë ndodhi me liderin e shtrenjtë levend, me versione njëri më absurd se tjetri.

Pati madje edhe një letër anonime që pretendonte se vinte nga I punësuar në spitalin e elitave në Moskë e që thoshte se Putin kishte pësuar një goditje cerebrale dhe dergjej në spital. Pati mesazhe të tjera frenetike nga njerëz që njihnin njerëz në ambasadën ruse në Londër që deklaronin se ata po e braktisnin Londrën në masë, e se do të kishte një njoftim brenda tre orësh, njoftim që nuk u bë kurrë.
Pati një raportim (fals) nga shërbimi I shtypit në Kremlin që u kërkonte korrespondentëve të huaj të mos largoheshin nga Moska për të mos humbur një njoftim madhor gjatë fundjavës.
Një ish-ndihmës I Putin që jeton në Uashington parashtroi se Putin ishte rrëzuar nga pushteti nga siloviki (të fortët) me anë të në grushti shteti. Ramzan Kadyrov, kreu I Republikës Çeçene dhe brohoritësi më I madh I Putin, shkroi një postim të çuditshëm në Instagram në lidhje me besnikërinë e tij ndaj Putin, “pavarësisht nëse Putin është në pushtet apo jo”.

Madje pati moment kur Putin u gjet, në afërsi të Ticinos në Zvicër ku, sipas një tabloidi local, e dashura gjimnaste e Putin,
Alina Kabayeva kishte lindur një fëmijë. Shpresat u venitën kur Peskov u shfaq sërish për të thënë se kjo ishte pavërtetë. Në këtë kohë, ai po kapte nivele të reja dëshpërimi. “Po, e kemi thënë me qindra herë”, lehu ai për një gazetar të Reuters I cili I telefonoi për ta pyetur nëse Putin gëzonte shëndet të plotë. “Nuk është më për të qeshur”.

Kjo është në pjesën më të madhe një krizë nga ato që sajon Kremlini. Nëse Peskov nuk mund të bëjë që Putin të shfaqet, gjëja më e zakonshme është të furnizosh mediat me një shpjegim të arsyeshëm, si psh “Presidenti ka rënë në shtrat me një rast të vështirë gripi por po ndjek të gjitha trajtimet dhe do të jetë në detyrë shumë shpejt”.

Por, një deklaratë e tillë është e pamundur të bëhet për dy arsye. Së pari, burrat mashkullorë nuk sëmuren. Imazhi I kultivuar me kujdes I Putin qëndron në idenë se ai nuk tregon kurrë dobësi, që është kyçe në Rusinë hiperkonkurruese. Nëse dikush tregon dobësi, atëherë ai është ajo dobësi, dhe si rrjedhojë një pre. Kjo shpjegon përse Putin nuk kërkon kurrë falje, dhe në raste të rralla kur ai kthen pas ndonjë vendim, e bën këtë shumë kohë pasi vështrimi I publikut apo protesta ka kaluar. Putin është lideri kombëtar dhe nuk pranon se ka gabime. Nuk është në nivelin e liderëve kombëtarë të bëjnë gjëra të tilla frikacakësh.

Problemi I dytë është se askush nuk do ta kishte besuar Peskovin. Gripi do të ishte bërë “arsyetimi” i atij vetë dhe njerëzit do të nisnin të bënin analizën gramatikore të njoftimit për të dhëna rreth vdekjes secrete të Putin apo goditjes cerebrale secrete apo ndonjë tumori secret.
Kjo për arsyen se Kremlini I ka bërë fshehje të tilla më parë. Siç vë në dukje kolumnisti Leonid Bershidsky në “Bloomberg View”, agjenti I shtypit të Boris Yeltsin u bë ekspert në përralla të tilla, meqënëse Yeltsin do të zhdukej në mënyrë periodike në kohë kritike, ose në ndonjë dehje ose për shkak të ndonjë ataku kardiak. Putin vetë është zhdukur për pak në vitin 2012, pasi ai dëmtoi shpinën në një ndeshje xhudoje, sipas presidentit bjellorus, Aleksandr Lukashenko. Përpara kësaj, ai pati edhe një mungesë të shkurtër pas së cilës Putin u rishfaq me një fytyrë dukshëm të mbufatur e pa rrudha. Ai u ul mes audiencës së një shfaqjeje komike dhe ndërsa kamerat fokusoheshin tek ai, bëri të pamundurën për ta bërë fytyrën e tij të re të buzëqeshte.

LEXO EDHE:  Vrasja e nënkomisarit, Fishta: FNSH duhet të priste RENEA-n

Ndërkohë, ka edhe kohë shumë më kritike kur liderët rusë janë zhdukur. Nën goditjen e pushtimit nazist të Bashkimit Sovjetik në qershor 1941, Josef Stalin pati zhdukjen e famshme në 10 ditët e para dhe kyçe të luftës. Ndërsa fushata ushtarake u shtri në territorin sovjetik, duke gëlltitur divizione të tëra njëri pas tjetrit, Stalini u fsheh në zyrë, në agoni dhe duke mos iu drejtuar popullit sovjetik po aq të goditur e të terrorizuar. 50 vjet më pas, në gusht 1991, sekretari I Përgjithshëm sovjetik, Mikhail Gorbachev bënte pushimet në daçën e tij në Krime kur ndjekësit e vijës së ashpër në kabinetin e tij pothuajse e barrikaduan duke I ndërprerë të gjitha lonjat e komunikimit.
Publikisht, ata njoftuan se “për arsye shëndetësore”, Gorbachev nuk mund të drejtonte më vendin. Ndërkohë, ndjekësit e vijës së ashpër nxorrën tanke në rrugët e Moskës.

Mund të shihet përse disa në Rusi I ka kapur paniku tashmë, ose e shfaqin parehatinë e tyre me humor. Sigurisht që nuk vjen në ndihmë as koha veçanërisht nervoze për vendin. Ka luftë me Ukrainën, ekonomia po vuan për shkak të sanksioneve dhe çmimit të naftës, të ulët në nivel historik, ndërsa së fundmi lideri I opozitës, Boris Nemtsov u qëlluan për vdekje disa hapa nga Kremlini. Ekziston një ndjesi në Moskë se makinës po I dalin rrotat. Për klasën “çatuese“ të Moskës, zhdukja e Putin konfirmon këtë ndjesi.

Ndërsa për pjesën tjetër të Rusisë, nëse thashethemnaja për mungesën misterioze të Putin nuk përfundon në ekranin e televizionit, zhdukja nuk ka ndodhur, pasi 90 për qind e popullsisë ruse, e ka televizionin burimin kryesor të lajmeve.
Dhe, madje nëse ata do ta dinin zhdukjen, kjo do të ishte një ngjarje politike si gjithë të tjerat për shumicën e rusëve, përveç nivelit të pagave. Kur vjen puna për intrigat politike, qëndrimi mbizotërues jashtë qarqeve liberale të Moskës është një qëndrim gjysmëfetar dhe vjen nga kultura bizantike. Ashtu si liturgjia që përgatitet pas mureve me ikona që ndajnë altarin nga të vdekshmit, kështu janë edhe manovrat politike: Ne nuk jemi veçse të vdekshëm të zakonshëm, të paaftë të kuptojmë mistere të tilla, le të merren profesionistët me to.

Problemi është që profesionistët nuk po i menaxhojnë më edhe aq mirë. Pas 15 vjetësh në pushtet, Putin e ka personalizuar kaq shumë sistemin saqë bëhet tepër e vështirë për shtetasit e tij të përfytyrojnë një Rusi pa të. Pothuajse gjysma e rusëve që u pyetën në një sondazh të fundit, thanë se dëshironin që Putin të shërbente si president edhe për një mandate të katërt, duke nisur nga 2018. Ky numër është më shumë se dyfishuar në një sondazh pak muaj më parë. Dhe nuk është thjesht vetëm për vizionin. Sistemi I Putinit i “kontrollit manual”, apo mikromenaxhimit të vendit, ka dëmtuar rëndë institucionet e Rusisë. Të vetmet institucione që Putin ka forcuar janë shërbimet secrete.

Kjo gjë tregon përse liberalët rusë janë kaq të shqetësuar dhe, çuditshëm, absolutisht shpresojnë për rishfaqjen e Putin. Dy javë më parë, një nga liderët e tyre kryesorë u vra. Tjetri,
Alexey Navalny, praktikisht ka pranuar se opozita është neutralizuar dhe margjinalizuar. Dhe, nëse Putin ka ikur, ata me siguri nuk do të jenë ata që do të marrin pushtetin. Do të jenë “të fortët” e vërtetë.
j.p

Washington Post

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

A do ta nxjerrë të pafajshëm Artan Gjermeni, ish-deputetin Salianji?!

Publikuar

-

Nga

Në Gjykatën Penale të Tiranës ka filluar të zhvillohet proçesi gjyqësor në lidhje me çështjen e bujshme, “Babale”, një skenar që zili do ta kishte zili edhe Hollivudi, ku është i përfshirë ish-deputeti i PD-së, Ervin Salianji, gazetari Jetmir Olldashi, Fredi Alizoti dhe i ashtuquajturi “Babale”, apo Albert Veliu.

Katër personazhe, të cilët rreth një vit më parë ngritën në këmbë opinionin publik duke sajuar një film aksion që fillonte tek ministri i Brendshëm në atë kohë, Fatmir Xhafaj, tek vellai i tij Agron Xhafaj, që shkonte deri te kryeministri dhe emra të tjerë drejtues të lartë të mazhorancës, por edhe të opozitës.

Në atë kohë “Babalja” dhe Alizoti mbaheshin nga PD si dy “xhevahire”, por më pas gjerat filluan të zbërtheheshin një e nga një. Tani, pasi çështja shkoi tek Krimet e Rënda, përfundoi tek Prokuroria e Tiranës.

Prokurorët akuzojnë Ervin Salianjin dhe gazetarin Olldashi, si personat që kanë inskenuar gjithë atë zhurmë dhe tymnajë të ngritur në lidhje çështjen “Babale”.

Por, çfarë po ndodh në Gjykatën e Tiranës dhe a po përpiqet Artan Gjermeni, njeriu që po shqyrton çështjen, për ta nxjerrë të pafajshëm Ervin Salianjin dhe mikun e tij gazetarin Olldashi?

Burimet janë të ndryshme, lajmet janë kontradiktore. Dikush pretendon se Gjermeni është i majtë, dikush pretendon se për shkak të mos kalimit të Vettingut mund të bëjë qoken e radhës tek Salianji, e kështu me radhë.

Por, në korridoret e Partisë Demokratike, zërat thonë se Salianji do të dalë i pafajshëm dhe se gjithçka me Gjermenin është mbyllur, nëpërmjet dy linjave të tjera.

Linja e parë, bazuar te opozitarët është një lidhje e përfaqësueve ligjorë të Salianjit që nga fillimi i procesit penal me gjyqtarin Artan Gjermeni.

Një nga bashkëpunëtorët e Salianjit, i cili është në krah të tij dhe mbrojtës kryesor i tij ka një lidhje të fortë familjare me Gjermenin, çka çon në dyshime se mund të ketë marrë një premtim për pafajësi.

LEXO EDHE:  “Objektet duken më të mëdha”/ Komenti i Arbanës për gjoksin në shtatzëni do ju shkrije së qeshuri

LEXO EDHE:  Masakër në Krime/ Adoleshenti hap zjarr në kolegj, humbin jetën 19 persona

Një lidhje tjetër që ka rënë në duart e opozitarëve është edhe drejtuesi i Fokus Media, Irfan Hysenbelliu, i cili njihet për mbështetjen që ka ndaj Salianjit dhe ish-sekretares së tij Grida Duma. Kjo dyshe ka një suport të plotë mediatik nga mediat e Irfan Hysenbelliut.

Artan Gjermeni njihet për lidhjen e ngushtë dhe miqësinë e veçantë që ka me botuesin e mediave që nga ana tjetër është mik i ngushtë i Salianjit.

Këto janë dy tezat që qarkullojnë në korridoret e opozitës, për të nxjerrë të pafajshëm Ervin Salianjin.

Por, a do të mundet Gjermeni që ta nxjerrë të “palagur” ish-deputetin e PD-së, që ndezi flakë e zjarr një vit më parë politikën shqiptare.



Nga ana tjetër, teza se ai nuk kalon Vettingun, problemet me sistemin, janë një shans për Gjermenin, i cili shumë shpejt pritet të braktisë sistemin e drejtësisë.

Përtej çdo skenari “Babale” apo jo, tani gjithçka ka ngelë në dorën e Gjermenit. Gurët e shahut po luhen të gjithë. Salianji për pafajësi, dhe drejtësia për mosdrejtësi. Të shohim se çdo të ndodhë./ CNA.al

Alizoti “plas bombën” në Gjykatë/ Salianji na ofroi 200 mijë euro

Dosja “Babale”/ Salianji sjell prova të reja, si u manipulua zëri i Agron Xhafajt

“Çështja Babale”/ Alizoti “masakron” Salianjin: “Bëra çfarë më the për të marrë paratë, hap kamerat kur jemi takuar në PD”

“Kam bërë zërin e Agronit, lekët do mi jepte Salianji”/ Alizoti “fundos” ish-deputetin

Dosja “Babale”/ Salianji sjell prova të reja, si u manipulua zëri i Agron Xhafajt

LEXO TE PLOTE

Politikë

Deputeti Murrizi e thotë troç: PD-PS, pazare në kurriz të shqiptarëve

Publikuar

-

Nga

Murrizi ftesë politikanëve/ Kush ka këllqe të vijë të garojë krah meje në 25 prill

Deputeti i Partisë Demokratike, Myslym Murrizi, njëherësh dhe zvendëskryetar i Parlamentit, ka goditur fortë dy forcat kryesore politike, PD-PS, duke i akuzuar se bëjnë pazare të ndyra në kurriz të shqiptarëve. Pazare që do tu kushtojnë pasi tashmë ka ardhur një tjetër “usta”



“Nuk është lojë shahu PD-PS. Bëjnë pazare në kurriz të shqiptarëve, por ka ardhur “usta” tjetër. Do pajtohen ose në burg të Recit ose do përfundojnë si ish-ministri Tahiri.  Kanë qejf që ta lënë kështu siç është. Tentojnë të bëjnë marrëveshje. Nesër deputetë të opozitës kanë mbledhje me ambasadorët. Do u them që nuk do jap konsensus pa ndryshuar sistemin zgjedhor, artikuloi deputeti Murrizi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Opinione

Shënim/ Pse fajin për zgjedhjet nuk e ka sistemi?

Publikuar

-

Nga

Kush e fiton Tiranën?/ Kryeqytetasit ndajnë mendjen për 25 prillin

Sot në mesditë, koordinatori i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi, ka rënë në një mendje me presidentin Ilir Meta, ish kreu i LSI-së, se përgjegjësi kryesor për situatën dhe krizën politike, që nga post 2008 , është sistemi zgjedhor. Një sistem për të cilin Ilir Meta bëri dhe grevë urie duke pretenduar se ishte shkatërrimtar për të. Por, në fakt, është po ky sistem që e bëri Ilir Metën vërtet polin e tretë politik në vend, me gati 19 deputetë, kur të gjitha forcat e mëdha i kishte kundër, jo shumë larg por dy vite më parë.

E kështu me radhë, lindi LSI-ja në 2009, në fakt si një forcë parlamentare, po nga ky sistem. E është po ky sistem që na prodhoi mandatet e djegura dhe një listë me individë që nuk i’u bindën partisë por hynë në Parlament dhe na treguan se Lulzim Basha vërtetë në vend të përfaqësuesve, të demokratëve dhe të shqiptarëve i kishte mbushur listat me sahanlëpirës, plaçkaxhinj, sharlatan, injorant, të pashkollë e gjithçka ndodhi ndodhej para, ashtu sikundër janë dhe shtresat e rilindjes në krahun tjetër, por nuk shfaqen, nuk flasin e nuk dëgjohen.

Po pse fajin nuk e ka sistemi?

Fajin nuk e ka sistemi për shkak se në Shqipëri problemi nuk është formula, pra mazhoritar, proporcional, mazhoritar i përzier me proporcional, listat e hapura apo listat e mbyllura.

Partitë politike në Shqipëri nuk funksionojnë si organizata të mirëfillta politike ku zgjidhesh, kalon një stad të caktuar, më pas largohesh, ka senate, ka njërëz me eksperiencë, dalin elita të reja e kështu me radhë. Nuk ndodh kështu! Është kryetari që vendos për të gjithë, pra kryetari është bajraktari i partisë. Ai që ka në dorë listat e deputetëve, ai që bën listat e komisionerëve, duke ia deleguar atij të degës, kryetari i degës përveç komisionerëve vendos dhe numëruesit, vendos drejtorët rajonal e kështu me radhë, bashkë me deputetët, e këta krijojnë një kastë të caktuar e cila është e gjitha në shërbim të bajraktarit në krye të partisë.

Prandaj, në thelb, në Shqipëri përtej asaj që artikulohet se sistemi është problem i madh, problem më i madh sot për sot janë kryetarët e partive, janë bajraktarët e tyre të cilët i trajtojnë ato si prona dhe biznese private. Ashtu siç është Edi Rama, ashtu siç është Lulzim Basha, po ashtu siç është dhe Ilir Meta, i cili partinë nuk pati besim t’ia linte më shumë se një muaj Petrit Vasilit, por ia kaloi gruas së tij.



Kështu është dhe Fatmir Mediu, që ka gjithë jetën kryetar, kështu është dhe Dash Shehi që ka gjithë jetën kryetar, kështu është Nard Ndoka, që ka gjithë jetën kryetar e kështu janë shumë e shumë parti në Shqipëri, të cilat janë formuar për të tjera, fillimisht idelale, apo të ndërtuara me të tjera qëllime, por që tani kanë katandisur si një tokë e xanun nga kryetarët e tyre, të cilët nuk lëshojnë një fije peri.

LEXO EDHE:  Tension në elitën ruse/Putin shkarkon dy zyrtarë të Kremlinit

LEXO EDHE:  Grindja gjermano-greke, një rast për psikologun

E ky është thelbi i problemit. Çfarëdo lloj sistemi të përdoret në Shqipëri, a nuk ishte mazhoritari me proporcional, që shkaktoi “dushkun”? A nuk ishte proporcionali rajonal, me lista të mbyllura, që na solli këtë Parlament që kemi sot? Këtë palo Parlament që u mbush me kriminel e banditë nga kryetarët e partive, apo budallenj nga ana tjetër.

A nuk ishte sistemi mazhoritar i përzier me proporcional që në zona të drejtëpërdrejta na ka nxjerrë deputetë nga më të fëlliqurit? A nuk ka qenë direkt sistemi mazhoritarë që nëpër bashki u zgjodhën njerëz të inkriminuar, jo vetëm në 30 qershor por dhe në zgjedhjet e kaluara lokale! Prandaj thelbi i problemit është tek bajraktarët, tek kryetarët e partive dhë më pas zbret dhe poshtë tek elektorati, pra tek qytetarët, tek mungesa e një kulture të mirëfilltë politike dhe e një respekti të denjë ndaj votës. Pra shitblerja e saj, pazari që ofrohet nga bajraktarët, por edhe oferta që pranohet për shkak të varfërisë dhe problematikave të thella social-shoqërore.

Mirë do të ishte që kasta politike përtej sistemit të bënte disa hapa të tjerë. Të zgjidhte disa problem të tjera. Pra të kishte një marrëveshje kombëtare në lidhje me sjelljen politike, në lidhje me veprimet dhe aktet politike sesa të bënin hipokritin duke propoganduar se është sistemi ai që po na bëka gjëmën dhe për këtë të na qajë më shumë Ilir Meta i cili krijoi një parti gjobaxhinjsh dhe hajdutësh që sot, pra nga ky sistem, ka 19 deputetë të larguar, ish ministra të korruptuar por edhe 19 të tjerë që kanë hyrë brenda në Parlament që pa folur dhe pa hapur gojën kuptohet se çfarë janë. E më pas janë banditët e Ramës, e më pas vijnë dhe qesharakët e Lulzim Bashës të shitur e të blerë nëpër lista.

Ndaj mirë do të ishte të jenë një herë të sinqertë, e të mos i’a vënë fajin këtij sistemi. Ja ku është sistemi i Kosovës, le ta implementojnë. E kanë dhe sistemin e parë, mazhoritarin me proporcional  të përzierë, le ta provojnë, e kanë dhe këtë sistem që është le ta provojnë. Në çdo lloj forme, në çdo lloj mënyre, sërisht aty askush nuk do të pranojë humbjen, të gjithë do grinden me njëri-tjetrin, deputetët do shiten, listat do të vendosen sipas qejfeve të kryetarëve përsa kohë funksionon një forcë politike, apo shumica e forcave politike si sekte të bajraktarëve që i shfrytëzojnë për qëllime personale

Ky është thelbi i problemit dhe asgjë me shumë se sa kaq./CNA.al

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: