LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Operacioni që ndërron ngjyrën e syve nga kafe në blu

14 Mars 2015, 15:15, Aktualitet CNA

Sigurisht që sytë nuk janë si flokët. Pas 75 vjetësh duket se ato janë përshtatur me veten tuaj. Por na del që tani me ndihmën e një lazeri ju mund të ndryshoni edhe ngjyrën e syve tuaj.

Teknika filloi nga një bazë mjekësore në Kaliforni dhe tashmë është provuar disa herë por ende pret miratimin e Shteteve të Bashkuara. Deri tani 37 pacientë nga Meksiko dhe Kosta Rika e kanë kryer një procedurë të tillë duke i kthyer sytë e tyre përfundimisht nga kafe në blu.
Nëse mendoni edhe ju të keni sy blu, duhet të filloni të kuseni para sepse kjo procedurë kushton rreth 5,000 dolarë. Ata që nuk e përballojnë këtë duhet të kënaqen ende me përdorimin e lenteve.
Procedura nuk përdor ndonjë ngjyrues. Ndryshimi midis syve kafe dhe blu qëndron tek shtresa e përparme e syrit,melanina, pra pigmenti i cili i jep edhe ngjyrë syrit. Për këtë arsye ajo që duhet bërë është të hiqet melanina që është prezente në sy.
Procedura shkon rreth 20 sekonda, por rezultati nuk do të jetë i dukshëm deri pas disa javësh, derisa trupi të heqë shtresën e pigmentit. Studimet kanë zbuluar se kjo procedurë është e sigurt por do të duhen edhe disa vite që kërkimi të quhet i plotë.

Lajmet e fundit nga