Connect with Us

Objekte në miniaturë me tapë shampanje

Art

Objekte në miniaturë me tapë shampanje

Publikuar

-

Së fundmi është zhvilluar një konkurs për artistë të cilët do të krijonin objekte vetëm nga tapat e shisheve të shampanjave. Rregullat e konkursit ishin të thjeshtë: Të përdorni çdo material (përveç qelqit) të jo më shumë se 2 shisheve shampanjë. Më poshtë gjeni punimet me të cilat janë prezantuar artistët.

1. Çmimi i Parë “The Crescent Chair” nga Bruce Hirschman

1st_winners

2. Çmimi i dytë “The Bubbly Chair” nga Zach Martin

2nd_winners

3. Çmimi i Tretë “The Piper Beach Chair” nga Jeffrey Burke Whitten

LEXO EDHE:  Të 33 objektet do të prishen sot/ IKMT bën bilancin e objekteve të shembura

3rd_winners

4. Lounge Chair

lounge-chair

5. Club Chair nga Monte Allen

Monte-Allen-champagne-club-chair....

6. Adirondack Chair nga Isabella Artale

Isabella-Artale-Itty-bitty-adirondack-chair

7. Modular Swivel Chair nga Dima

Modular-Swivel-Chair-by-Dima

8. Lounger nga David Ryan

David-Ryan-liège

9. Wrought Iron Chair nga Ann Daigneault

Ann-Daigneault-My-entry-for-the-2015-#dwrchampagnechair-contest

10. Gravity Chair nga Raul Flores

Gravity-Chair-by-Raul-Flores-Gravity-Chair-by-Raul-Daniel-Flores

11. Recliner nga Ryan Bromm

Merica'-Lounge-Chair---Ryan-Bromm-Bringing-in-the-New-Year-side-view

12. Eames Chair nga Tak

Tak-Eames-Aluminum-Group-Mgmt-Chair-with-cork-casters---frame-wrapped-in-Billecart-Salmon-foil,-polished-base-wrapped-in-Veuve-Clicquot-foil,-cork-seating-(front-view-of-chair,-left-angle)

13. Beach Chair nga Richard Rodgers

Richard-Rodgers-DWR-Chair-comp-entry-photo

14. DCA Lounger nga David Cox

David-Cox,-Design-DCA-DCA-Lounger-Front

15. Chair nga Quiethype

Quiethype

16. Quercus Chair

Quercus-Chair-Front-3-4

17. Prestige Lounger

Prestige-Lounger-Lounge-in-the-sun-while-sipping-a-Champagne-cocktail

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Art

Këngët e dekadës/ Kush ndikoi në industrinë e muzikës

Publikuar

-

Nga

Muzika, jo vetëm që nuk ka munguar gjatë dekadës së fundit, por ka ardhur edhe më pranë publikut, duke u bërë kështu lehtësisht e aksesueshme dhe si rezultat, lehtësisht e shijueshme.

Gjatë kësaj dekade, mediat sociale shkatërruan muret duke krijuar linja të drejtpërdrejta komunikimi midis artistëve dhe ndjekësve përmes YouTube, Instagram, Itunes dhe platformave të tjera.

Shumë këngë kanë dalë në treg gjatë 2010-2020, shumë prej tyre na kanë ndjekur në momentet tona më të dashura, në shoqërinë apo edhe vetminë tonë. Mirëpo, nëse do të zgjidhnim 10 prej tyre, cilat do të ishin këngët që gjatë kësaj dekade kanë ndikuar shumë jo vetëm tek ne, ndjekësit, por edhe në industrinë e muzikës duke krijuar trende muzikore?

LEXO EDHE:  Objekte të çuditshme në hapësirë

LEXO EDHE:  Foto/ Fotografi krijon miniatura me ushqimin

2010: Adele, Rolling in the Deep

2011: Lana Del Rey, Video Games

2012: Psy, Gangnam Style

2013: Daft Punk, Get Lucky ft Pharrell Williams, Nile Rodgers

2014: Mark Ronson, Uptown Funk ft. Bruno Mars

2015: BTS, I Need U

2016: Beyoncé, Formation

2017: Luis Fonsi, Despacito ft. Daddy Yankee

2018: Childish Gambino, This Is America

2019: A-side: Lil’ Nas X, Old Town Road ft. Billy Ray Cyrus

 

LEXO TE PLOTE

Art

“Ngrirje në kohë”/ Fotografitë më mahnitëse të 2019

Publikuar

-

Nga

Duket se viti 2019 ka qenë një vit mjaft kreativ, gjë që është dëshmuar me zbulimet shkencore, kinematografinë, eventet kulturore por edhe sa i përket artit të ngrirjes në kohë, që është fotografia.

Të shkrepura në peisazhin e duhur, në momentin e duhur me fokus detajin e duhur, disa nga fotografitë më të vlerësuara të vitit 2019 kanë aftësinë për të ta sjellë imazhin më bukur se sa të ishte i gjallë.

Bashkangjitur gjenden disa nga fotot më të bukura që janë shkrepur dhe publikuar gjatë vitit 2019 nga njeri cep i botës në tjetrin, nga fotografë profesionistë të revistave të tilla si National Geographic apo fitues të çmimeve ndërkombëtare si Pano Awards etj./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Art

“Migrantët e pasurojnë një vend”/ Shkrimtarja Allende kritikon populistët

Publikuar

-

Nga

Romani i ri i shkrimtares së njohur, Isabel Allende rrëfen për të arratisurit, që mbërritën në Kili pas luftës civile në Spanjë. Në bisedë për DW autorja flet për aktualitetin e kësaj historie.

Shkrimtarja nga Kili, Isabel Allende ka shitur mbi 74 milionë libra në mbarë botën. Ky vit ka qenë për të plot përvoja me emocione të forta në jetën personale dhe atë profesionale: vdekja e prindërve, botimi i romanit të ri “Kjo udhë e largët” dhe një martesë e re para pak javësh. Në intervistë për DW ajo flet lidhur me librin e saj të ri dhe jetën e saj, që karakterizohet pikërisht prej migracionit ashtu si edhe historia e romanit “Kjo udhë e largët”.

Në emigracion: Të vëzhgosh me vëmendje

“Unë kam jetuar si një e dëbuar”, thotë ajo duke iu referuar fëmijërisë dhe rinisë së vet si bija e një diplomati, që pas puçit ushtarak në Kili u arratis në Venezuelë, përpara se të vendosej në SHBA. “Eshtë mirë, që të jesh në një mjedis të huaj, kur shkruan. Kjo të nxit që ta vëzhgosh botën e të dëgjosh me më  shumë vëmendje”, thotë ajo.

Historinë e anijes “Winnipeg”, që më 1939 u nis prej poetit Pablo Neruda, për të çuar mbi 2000 republikanë spanjollë pas luftës civile në Spanjë për në Kili, Allende e njeh qysh në rininë e saj. Edhe familja e saj ka pasur miqësi me migrantë, të cilët askohe kishin ardhur me këtë anije.

“Në fakt unë nuk kish menduar të shkruaj për ‘Winnipeg’, por fillova që ta ndiej në ajër temën e migracionit, që në fakt ka ekzistuar gjithmonë. Kur ajo preku portat e Europës, ky ishte një lajm për autoren që kishte përjetuar vet migracionin. Kjo ishte temë edhe në SHBA, ku me Donald Trump-in situata është përkeqësuar ndjeshëm”, thotë Allende.

“Këto gjëra mua më influencojnë në mënyrë të pavetëdijshme ndaj dhe pasqyrohen në librat e mi. Unë kam shrkuar ndërkohë tre libra për të dëbuarit”, thotë ajo duke iu referuar edhe dy romaneve të tejra “Dashnori japonez” dhe “Një verë e paharrueshme”.

Isabel Allende

Migrantët si pasuri për një vend

Autorja kritikon qendrimin e “qeverive populiste, që ngjallin urrejtjen dhe frikën”. Në SHBA, që janë themeluar vet prej migrantëve, në çdo kohë ka pasur etni e grupe, që janë diskriminuar, ashtu sikurse po ndodh sot  p.sh. me latinot. “Por sapo një person është asimiliuar, ai kontribuon shumë për shoqëinë dhe është një pasuri për vendin.”

Historia e refugjatëve spanjollë të “Winnipeg” ia konfirmoi asaj këtë mendim, thekson Allende. Asokohe ka pasur rezistencë të fortë nga ana e kishës katolike dhe konservatorëve nga frika prej refugjatëve “komunistë, anarkistë, liberalë dhe ateistë”. “Por ata u integruan shpejt dhe menjëherë u bënë pjesë e vendit. Kontributi i tyre është i jashtëzakonshëm”, thotë Isabel Allende.

11 Shtatori i Kilit

11 Shtatori 1973 ndryshoi përgjithmonë jetën e shumë kilianëve: Kryekomandanti i forcave të armatosura, gjenerali Augusto Pinochet, bën puç kundër presidentit socialist, Salvador Allende. Ushtarakët bombardojnë pallatin e presidentit “La Moneda” në kryeqytetin Santiago, arrestojnë besnikët e qeverisë, të majtët dhe kundërshtarët e Pinochet-it.

Bisedë me një dëshmitar të kohës

“Ndonjëherë unë ngulitem tek një histori, të cilën nuk më duhet ta shpik. Gjithçka është e kapshme, mua më duhet vetëm ta shkruajë atë”, thotë autorja. Kështu ndodhi edhe me romanin  “Kjo udhë e largët”. Në emigracion në Venezuelë, shumë dekada pas lundrimit në Atlantik të  “Winnipeg”, Isabel Allende takoi Victor Pey, i cili e frymëzoi atë për një ndër protagonistët e romanit. Inxhinieri dhe gazetari Pey ishte asokohe një refugjat i ardhur me anije, i cili u miqësua me Pablo Neruda-n e më vonë edhe me presidentin kilian Salvador Allende.

LEXO EDHE:  5 objektet më të pista që gjenden në zyrë dhe na “sëmurin” çdo ditë

LEXO EDHE:  Vidhen objekte arti kineze nga pallati Fontainebleau

“Ai ishte i brezit të prindërve të mi, një njeri i tërhequr, pothuajse misterioz, por ne u bëmë miq të mirë dhe ai më tregonte mua për odisenë e tij, luftën civile, arratinë dhe arratinë për së dyti pas puçit në Kili më 1973. Historia e figurës kryesore të romanit rrjedh në formë rrethi po ashtu si jeta e Pey-së. Ai shfaqet në roman përmes një truku të synuar letrar, por në të vërtetë ashtu ka ndodhur”, thotë ajo. Mijëra viktima të represionit u larguan nga Kili pas puçit ushtarak, ashtu siç kishte ndodhur edhe 40 vjet më parë në Spanjë. Pey ndërroi jetë tetorin e kaluar në moshën 103 vjeçare, vetëm gjashtë ditë përpara se Isabel Allende të mund  t’ia dërgonte manuskriptin, që ia kishte dedikuar atij.

Roli i Pablo Nerudas

Një tjetër figurë e rëndësishme në roman është Pablo Neruda, përpjekjet e të cilit në konsullatën e Kilit në Paris bënë të mundur që refugjatët spanjollë të arratiseshin drejt Kilit. Titulli i origjinalit të romanit në spanjisht është “Largo pétalo de mar” duke iu referuar një poezie të Pablo Nerudas. “Vepra e Pablo Nerudas më ka shoqëruar mua gjatë gjithë udhëtimit tim. Shumica e librave të mi janë shkruar në SHBA, ku unë jetoj dhe lexoj në anglisht. Neruda më jep mua mundësinë, që të mbaj zgjuar gjuhën dhe pejzazhet e Kilit.”

Allende shprehet edhe për akuzat e grupeve feministe ndaj Nerudas, se ai ka qenë një Macho dhe i dhunshëm. Ajo është e mendimit, që “vepra nuk duhet gjykuar mbi bazën e jetës private të krijuesit të saj”. Vepra letrare do të jetë një trashëgimi e njerëzimit, e kushdo që e ka krijuar atë, mund të jetë edhe një njeri i dështuar, ashtu siç mund të jemi edhe të gjithë ne të tjerët, mendon Allende.

Të dëgjosh në vend që të gjykosh

Ashtu si në romanet e mëparshme edhe në librin  e ri të saj ka protagonistë të fuqishëm. Në këtë rast është pianistja, e cila erdhi në Kili me anijne e refugjatëve dhe u bë dekane e një shkolle muzike. “Unë njoh shumë gra të guximshme dhe të afta, që nuk më mundojnë aspak për t’i përshkruar”, thotë Allende dhe i referohet fondacionit të themeluar prej saj, i cili mbështet financiarisht kryesisht gratë dhe fëmijët e komunitetit latin në Kaliforni.

Një integrim i suksesshëm, ai i të arratisurve me “Winnipeg” në Kili, kërkon edhe shmangien e paragjykimeve ndaj migrantëve. “Eshtë e rëndësishme t’i shohësh ata në sy, të dëgjosh historitë e tyre dhe të hapesh ndaj tyre. Përse kemi frikë nga e huaja? Problemi nuk zgjidhet me mbylljen e kufijve dhe ndërtimin e një muri, por duke i përmirësuar kushtett e jetesës së njerëzve në vendet e tyre.”

Romani “Kjo udhë e largët”, botimi i të cilit përkon me 80 vjetorin e mbërritjes së anijes “Winnipeg” në Kili, sapo është përkthyer edhe në gjermanisht. Isabel Allende nis në vjeshtë një tur leximi të romanit në disa qytete të Gjermanisë./DW

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: