LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Marrëveshje mes OSHEE dhe Politeknikun për praktikën e studentëve

14 Mars 2015, 14:59, Sociale CNA

Studentët e Universitetit Politeknik të Tiranë kanë nisur praktikën mësimore pranë Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike. Janë 126-të studentë të përzgjedhur që vijnë nga fakultete të ndryshme, të cilët për një muaj do të kryejnë praktikën në disa drejtori dhe nënstacione të OSHEE-së. 43 studentë janë të Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike; 48 studentë të Fakultetit të Inxhinierisë Mekatronike; 35 studentë viti III Bachelor Elektrikë.

Ky proces vjen pas marrëveshjes së 17 shkurtit 2015, mes dy institucioneve, ku OSHEE do të ofrojë praktikat, stafin për përgatitjen e diplomave etj dhe nga ana tjetër Universiteti do të ofrojë studentët më të mirë për të aplikuar si pjesë e stafit të kompanisë.

Kjo marrëveshje ndër të tjera synon ofrimin e të gjitha mundësive për kryerjen e mikrotezave dhe të disertacioneve, nga ana e studentëve të ciklit të dytë dhe të tretë të UPT, në objektet e OSHEE-së, në udhëheqjen e specialistëve më të mire.

Nga ana e saj, UPT do t?i japë përparësi kualifikimit të kandidatëve që vijnë nga OSHEE për kryerjen e kualifikimeve të ndryshme si në kurse afatshkurtra për përditësimin e njohurive, ashtu dhe në specializimet e ciklit të tretë dhe të doktoraturës.

Lajmet e fundit nga