Aktualitet
Tom Doshi akuzon, Bami mohon/ Sot ballafaqimi i dytë në Prokurori
Bami gjatë marrjes në pyetje nga dy prokurorët e Krimeve të Rënda, Përparim Kulluri dhe Manjola Hasa, që janë ngarkuar me hetimin e çështjes, ka deklaruar se me Tom Doshin nuk ka pasur njohje të mëparshme, por se e kishte prezantuar me të një deputet tjetër i Kuvendit të Shqipërisë në një nga qytetet në veri të vendit. Pas prezantimit që i ka bërë deputeti në fjalë, Durim Bami shpjegon se është takuar disa herë me Tom Doshin në lokale ku janë zhvilluar bisedat mes tyre.
Ai ka thënë se gjithçka është deklaruar për përfshirjen e tij në skenarin për eliminimin e Doshit dhe Fufit me pagese nga kreu i Kuvendit, është sajesë, duke shtuar se ka qene deputeti Doshi ai qe e ka mesuar dhe nxitur per te thene ate version te bere tashme publik.
Sipas gazetes ‘Panorama’, Bami ka pranuar se ka shkuar ne zyren e Tahirit per te dhene versionin e mesuar prej Tomes. “Ne zyren e Tahirit dhe Didit kam qene me Tom Doshin. Nuk kam marre porosi nga ndokush per te bere ndonje ngjarje”- mesohet te kete thene ai.
Ai ka pranuar se Tom Doshi i ka dhene nje makine. “Me ka dhene nje automjet, duke me thene se jam ne rrezik dhe disa te aferm te mi me ndihmen e tij i kam derguar jashte shtetit gjate kesaj kohe”, ka thene ai.
Lajme të Rekomanduara:

53 emrat e listës fituese të Lulzim Bashës
Lulzim Basha po paraqet ditë pas dite listën e tij të kandidatëve fitues në zgjedhjet e 25 prillit. Fiton apo jo opozita, Luli çdo ditë...

Zbulohet kandidatja surprizë e Lulzim Bashës
Partia Demokratike, duket se ka vendosur të na surprizojë edhe këtë herë me kandidatët e saj për zgjedhjet e 25 prillit. Bëhet fjalë për një...