LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Meta-Hoxhaj/ Me rëndësi bashkëpunimi parlamentar

13 Mars 2015, 13:10, Politikë CNA

Kryetari i Parlamentit të Shqipërisë, Ilir Meta, priti sot në një takim zyrtar kryetarin e Komisionit të Jashtëm, Enver Hoxhaj. Gjatë bisedës mes të dyve, Meta u shpreh se duhet intensifikuar bashkëpunimi parlamentar mes dy vendeve në funksion të avancimit të axhendës së integrimit.

Kryeparlamentari Meta shprehu mbështetjen për rritjen e kontakteve dhe bashkëpunimit mes dy Komisioneve për Politikën e Jashtme në funksion të avancimit të axhendës së integrimit evropian dhe të forcimit të bashkëpunimit rajonal.

Nga krahu tjetër, Enver Hoxhaj, shprehu mirënjohjen për mbështetjen e Kuvendit të Shqipërisë në rritjen e përfaqësimit dhe pjesëmarrjes së Kosovës në aktivitetet rajonale dhe ndërkombëtare, duke theksuar se mbështetja e Shqipërisë është tepër e rëndësishme për zhvillimin e Kosovës.

 

Lajmet e fundit nga