LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Libri i ri/Tim Cook i ofroi mëlçinë e tij Steve Jobs-it

13 Mars 2015, 13:38, Aktualitet CNA

Shefi ekzekutiv i Apple, Tim Cook i ofroi pjesë të mëlçisë së tij, Steve Jobs, i cili ndodhej në gjendje të rëndë shëndetësore përpara se të ndërronte jetë. Kështu mësohet në një libër të më të fundit që pritet të publikohet këtë muaj, e që mban titullin ?Të bëhesh Steve Jobs?.

Pasazhe të librit janë publikuar online, dhe ato hedhin dritë mbi jetën brenda kompanisë Apple, ndërsa ajo rritej për t?u bërë një nga kompanitë më të fuqishme në fushën e teknologjisë.

Gjithashtu në libër, regjistrohen edhe marrëdhëniet midis Cook dhe Jobs, dy figurave qendrore. Sipas librit, Jobs e kishte refuzuar me zemërim ofertën e Cook, për t?i dhënë pjesë të mëlçisë.

Në vitin 2004, Jobs njoftoi se vuante nga kanceri i pankreasit dhe brenda 2009-ës, shefi ekzekutiv i Apple u sëmur rëndë, i paaftë të vinte në zyrë dhe në pritje të transplantit të mëlçisë.

Lajmet e fundit nga