Connect with Us

Fan Noli: Si u bëra shkrimtar

Aktualitet

Fan Noli: Si u bëra shkrimtar

Publikuar

-

Ilir KONOMI/VOA

Sot është 50-vjetori i vdekjes së Fan Nolit, udhëheqës i shquar i komunitetit shqiptaro-amerikan, ish-kryeministër i Shqipërisë dhe ndër njerëzit më të rëndësishëm të letrave shqipe. Noli erdhi për herë të parë në SHBA në vitin 1906, organizoi kishën autoqefale shqiptare me qendër në Boston, themeloi bashkë me të tjerë Federatën Vatra, shkoi në Shqipëri për të ndihmuar në forcimin e shtetit të brishtë, jetoi për një kohë në mërgim dhe u kthye përsëri në Amerikë në vitin 1931. Në këtë jetë plot peripeci, Noli u bë edhe një penë e fuqishme – shkrimtar, shqipërues, historian e vjershëtor. Për fillimet e rrugës së tij si letrar është folur shpesh, por sot do t’ju sjellim një dokument të rrallë zanor, ku Fan Noli tregon me fjalët e tij se si u bë shkrimtar.

​Këta shirita të vjetër manjetikë, të regjistruar mbi gjysmë shekulli më parë në Boston, na sjellin me gojën e vetë Fan Nolit një dëshmi të pazakontë – rrugën e tij për t’u bërë shkrimtar. Është një ligjëratë e mbajtur prej tij në Boston në vitin 1961.

Fan Noli erdhi në Shtetet e Bashkuara në fillim të shekullit të 20, pasi kishte punuar si sufler në teatrot shëtitëse greke.  Në vitin 1908 ai u shugurua prift në Boston dhe kjo e lidhi ngushtë me shqiptarët e Amerikës.

“Gjatë gjithë këtyre viteve, mu desh të predikoja përpara shqiptarëve. Ata vinin nga fshati, shumë pak prej tyre kishin bërë ndonjë shkollë dhe unë përpiqesha shumë të afrohesha me ta. Mënyra e vetme për t’u lidhur ishte t’u flisje atyre në një shqipe shumë, shumë të thjeshtë. Ata ishin mësuesit e mi më të mirë, sepse më mësuan se si t’u flisja dhe të kuptohesha prej tyre.”

Noli tregon se duke filluar nga viti 1908, iu desh të përkthente libra kishtarë nga greqishtja në shqip. Me ardhjen e Faik Konicës në Amerikë në vitin 1909, ata të dy hartuan një listë librash që duheshin përkthyer në shqip, me dëshirën për t’u dhënë shqiptarëve vepra të letërsisë botërore.

“Metoda ime ishte kjo: për shembull, kur fillova të përkthej Hamletin, unë përktheja pjesët më të bukura të tij, siç ishte monologu i famshëm “Të jesh a të mos jesh”, po kështu me Makbethin dhe Otellon. Më vonë plotësoja pjesët që mungonin. Ngurroja t’i botoja këto përkthime sepse nuk më pëlqenin aq shumë, por gjithmonë përpiqesha t’i korrigjoja.”

Noli tregon për një episod të vitit 1915, kur për arsye financiare kishte mbetur i bllokuar në Vjenë.

“Një ditë takova Norbert Joklin, studiuesin e famshëm të shqiptarëve, profesor në Universitetin e Vjenës dhe i thashë se po përpiqesha të përktheja Hamletin, Makbethin, Jul Qezarin e vepra të tjera. Ai më tha të shkoja e t’i lexoja disa nga përkthimet dhe një mbrëmje ne u mblodhëm në grup disa njerëz bashkë. Veç dr. Joklit ishin edhe dr. Gjergj Pekmezi, Ismail Qemali, njeriu i famshëm që ngriti flamurin shqiptar dhe shpalli pavarësinë në vitin 1912, Fazil pasha Toptani si dhe Faik Konica. U lexova disa pjesë që kisha përkthyer. Dr Jokli foli me entusiazëm dhe më kërkoi që t’i botoja patjetër këta libra.”

Rasti për t’i botuar përkthimet erdhi kur Noli u kthye nga Vjena në Shtetet e Bashkuara. Ai iu lut Vatrës t’i paguante shpenzimet e udhëtimit me premtimin se do t’ia shlyente ato me libra.

LEXO EDHE:  Boeing 777 arrin shpejtësinë e zërit

“U thashë atyre se nuk mund t’ua shlyeja ato 500 dollarë me para në dorë, por u premtova se, si shpërblim, ata do të merrnin libra prej meje. Kështu, ata morën Otellon dhe Kasollen e Blasko Ibanjezit, romancierit spanjoll të shekullit të 19. Otelloja u botua në vitin 1916, një vit pas ardhjes sime nga Vjena. Libri i Ibanjezit u botua pas pesë vjetësh.”

Më vonë Noli botoi Jul Qezarin, Makbethin, Hamletin dhe Armiku i Popullit nga Henrik Ibsen, Zonja Inger, përsëri nga Ibsen, Don Kishotin e Servantesit dheRubairat e Omar Khajamit.

“Në vitin 1921, Koço Tashko, i cili në atë kohë ishte kryetar i Shoqërisë korçare “Arësimi”, mu lut të shkruaja një histori të Skënderbeut. I thashë se do të më duheshin rreth 12 muaj për ta mbaruar dhe ata pranuan. Por pata konkurrencë nga miku ynë i vjetër Kostë Çekrezi, i cili  premtoi ta shkruante librin për tri javë dhe jo 12 muaj. Tashkoja shprehu mendimin se askush nuk mund të shkruante një histori serioze të Skënderbeut për tri javë, kështu që kjo punë mu la mua.”

Noli tregon se kur puna po i afrohej fundit, ai mësoi se në Vjenë kishte dokumente arkivore për Skënderbeun, sepse deri atëhere ishte mbështetur vetëm në burime letrare dhe në vepra biografike, si ajo e Barletit. Por atij iu kërkua ta mbaronte librin shpejt, kështuqë nuk mund t’i përdorte arkivat. 20 vjet më vonë, kujton ai, mu desh ta rishkruaja këtë libër bazuar në material arkivor.

“Në vitin 1947 botova librin “Bethoveni dhe revolucioni francez”, që ishte shkruar si tezë për masterin tim në muzikë në Universitetin e Bostonit. Ky libër dhe një përmbledhje vjershash u botuan me paratë që më dhuroi Vatra me rastin e përvjetorit të ditëlindjes.”

Fan Noli erdhi në Shtetet e Bashkuara me një shqipe të thjeshtë, të mësuar në komunitetin shqiptar të Ibrik Tepesë, në Trakën lindore, për t’u bërë më pas njëri ndër lëvruesit më të mëdhenj të gjuhës së tij amtare.

“Mësuesit e mi ishin shkrimtarët e mëdhenj, veprat e të cilëve kisha përkthyer: Shekspiri, Edgar Alan Poe, Servantesi, Ibseni, Omar Khajami dhe nuk duhet të harroj Faik Konicën, një shkrimtar i klasit të parë.”

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

21 Janari/ Prendi: Kishte informacione për atentat ndaj kryeministrit

Publikuar

-

Nga

Ish-komandat i Gradës së Republikës së Shqipërisë, Ndrea Prendi ka folur në emisionin “Opinion” në lidhje me protestën e 21 janarit, ku mbetën të vrarë 4 qytetarë pranë para kryeministrisë.

Sipas Ndrea Prendit, nga departamenti kundër krimit të organizuar dhe krimeve të rënda në Policinë e Shtetit, kemi patur letër me shkrim për këtë situatë. 3 letra me shkrim

Në dy prej tyre shkruhet se:

Sipas informacionit që vjen nga burime kofidenciale informohemi se po përgatitet një atentat kundër kryministrit të vendit. Kjo letër ka ardhur vetëm 2 ditë para datës së demostratës. Dhe për këtë do vinin snajpera dhe shiptarë nga gjermania.

Departamenti kundër krimit të organizuar: Në lagjen nr. 1 dhe 2 në Tiranë po bëheshin pergatitje për lëvizje të paligjshme do të ketë djem të moshës 25 vjeç nga rrethet, disa me probleme me drejtësinë. Këta persona do te presin sinanjalin për t’u futur në parlament. Më pas do të shkojnë pranë shtpisë së Kryeministrit dhe do të presin aty derisa ai të vij në shtëpi. Më vonë në afërsi të Ambasadës Italiane do të jenë të parkuara 2 automjete me targa të huaja./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Ish-komandanti i Gardës: Në 21 janar na qëlluan nga maja e Piramidës

Publikuar

-

Nga

Ish-komandanti i Gardës së Republikës Ndrea Prendi theksoi sonte në emisionin Opinion se Garda u qëllua me armë nga ana e Piramidës në 21 janar 2011.

Sipas Prendi “Kur nisën të shtënat unë kam qenë brenda. Kam dalë jashtë dhe kam parë që kishte një sulm të fortë me gurë nga protestuesit. Në atë kohë është hapur zjarr nga maja e Piramidës. Koha ka qenë afër muzgut. Atëherë ka pasur edhe shumë protestues që ishin futur brenda rrethimit. Në atë kohë jemi qëlluar nga ana e Piramidës me gurë dhe molotov dhe ka qenë ish-komandanti i njësisë speciale në krye të tyre” – tha Prendi në Opinion.

“I kërkuam kryeministrit të largohet nga zyra. Përgjigjja ishte se unë jam në zyrën time dhe do të vazhdoj punën. Në kishim informacione se protesta do të ishte e dhunshme. Kishim plan për ta mbrojtur kryeministrin. Nuk pati urdhër për të qëlluar. Urdhrin për të qëlluar, punonjësit të gardës ia jep ligji. Pasi protestuesit përdorën një makinë dhe goditën mbrojtësen në hyrje, forcat e gardës kanë qëlluar vetëm në ajër” – tha Prendi.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

E ndërroi tytën e pistoletës në 21 janar? Flet ish-komandati i Gradës

Publikuar

-

Nga

Ndrea Prendi, ish-komandat i Gradës së Republikës së Shqipërisë, ka folur në emisionin “Opinion” për vrasjet e ndodhur në protestën e 21 janarit 2011.

Prendi thotë se garda ka hapur zjarr vetëm në ajër dhe nuk ka pasur persona të etiketuar për t’u qëlluar me armë zjarri nga Garda.

I pyetur në lidhje me ndërrimin e tytës së pistoletës së përdorur prej tij në protestën e 21 janarit, ish-komandat i Gradës tha se për këtë gjë është akuzuar shoferi i tij.

Sipas Prendit, shoferit  i është bërë presion nga Prokuroria dhe ai ka bërë një deklaratë të pavërtetë.

Pjesë nga intervista

Ju thatë që Garda ka qëlluar në ajër apo jo?

Ndrea Prendi: Garda gjithë kohës ka njoftuar me megafon, është mbrojtur nga goditjet me gur dhe ka respektuar nenin 25 të ligjit për përdorimin e armës së zjarrit.

Po ka qëlluar ballë për ballë, rasti i Llupos ka qenë ballë për ballë.

Ndrea Prendi: Në gjykatë ekspertët kanë nxjerrë që ka qenë rikoshet…

Janë vrarë 4 persona jashtë rrethimit që Garda duhet të mbronte?

Ndrea Prendi: Nuk ka asnjë goditje nga garda për persona të veçantë që të jenë etiketuar për ti goditur… garda ka hapur zjarr vetëm në ajër.

LEXO EDHE:  Pasi të mësoni këto truke, do të arrini të njihni personalitetin e çdo njeriu

LEXO EDHE:  Audio-përgjimi/ Rama do të eleminojë Fatmir Xhafën

Ju personalisht keni qëlluar? Nga pistoleta juaj mendohet se ka humbur jetën njëri nga protestuesit

Ndrea Prendi: Në situatë tepër të acaruar unë kam qëlluar në ajër.

Pse është ndërruar tyta e pistoletës tuaj më pas?

Ndrea Prendi: Për këtë është akuzuar shoferi im të cilit i  është bërë presion nga Prokuroria që të deklaroj atë që nuk është e vërtet, teksa ka deklaruar se kishte patur akses të plotë në armatimin e Gjeneralit. Në momentin që Prokuroria ka marrë armatimin tim, ata e kanë marrë nëpër thasë dhe është mbajt mbi 5 muaj. Nga studimi balistik ka dalë që arma ime është në rregull. Prokuroria është tërhequr nga kjo akuzë dhe shoferi është i lirë.

Po kush e ndërroj tytën… ju po bëni përgjegjëse Prokurorinë?

Ndrea Prendi: Në momentin që u mbyll protesta, Prokuroria ka bërë fajtor komandatin e Gardës së Republikës.

Sipas jush 4 persona janë vrarë vetëm me plumba rikoshet?

Ndrea Prendi: Ajo është detyrë e Prokurorisë, unë them që hetimi për 21 janarin nuk është bërë…/ Opinion.al

LEXO TE PLOTE