LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Edhe vipat gënjejnë

13 Mars 2015, 11:00, Lifestyle CNA

Kanë deklaruar se nuk do të bëjnë seks para martesës, kanë gënjyer se nuk kanë pasur lidhje dashurie, se gjoksin e kanë natyral? Ne ua rikujtojmë se cilët janë të famshmit më gënjeshtarë.

?Ne jemi vetëm miq dhe asgjë më shumë?, ishin deklaratat e Brad Pitt dhe Angelina Jolie pas publikimit të lajmit se mes tyre kishte lindur dashuria gjatë xhirimit të filmit ?Mrs. And Mr. Smith? më 2004. Brad këmbëngulte se është i lumtur me martesën e tij me Jennifer Aniston dhe vazhdimisht përsëriste se nuk ka asgjë intime me Angelina. Më vonë doli ndryshe, kur edhe publikisht dolën me lidhjen e tyre.

Britney Spears ishte munduar që të mbajë imazhin e një vajze të mirë, duke insistuar se ka vendosur që humbjen e virgjërisë ta ruajë deri në natën e martesës. Për fat të keq, i dashuri i saj në atë kohë Justin Timberlake, gjatë një interviste kishte zbuluar detajet nga jeta seksuale e tyre. Më pas Britney ishte munduar të arsyetohet me këto fjalë: ?Justin dhe unë kemi qenë për dy vite bashkë dhe kam menduar se ai është i duhuri. Por kisha pasur gabim. Nuk kam menduar se ai do të më zbulonte?.

Para se të martohej me Kanye West, Kim Kardashian më 2006 ishte në romancë me Nick Cannon. Nick vetëm disa vite më vonë kishte mësuar se e dashura e tij kishte film porno privat, pasi ajo vazhdimisht me këmbëngulje i kishte thënë atij se nuk kishte diçka të tillë. Por më pas kishte pasuar publikimi i seksit të saj me të dashurin Ray J.

Nicki Minaj dhe Jennifer Lopez, kishin gënjeshtër të njëjtë. Të dyja bukuroshet, kishin gënjyer për moshën e tyre, duke insistuar se ishin për disa vite më të reja se sa në realitet.Por arrestimet e tyre kishin zbuluar moshën e saktë.

Victoria Beckham kishte gënjyer se gjoksi i saj është natyral, edhe pse brenda një muaji gjoksi i saj ishte trefishuar në madhësi. Në fund e ka pranuar rritjen e tyre.

10:00 Lifestyle

J.Lo na mahnit

Jennifer Lopez ka mahnitur të mërkurën në mbrëmje me format ...

19:00 Lifestyle

Ciara këndon nudo

Ciara është zhveshur pothuajse nudo për videoklipin e këngës...

Lajmet e fundit nga