Connect with Us

7 mënyra për të qëndruar i lumtur në vetmi!

Life Style

7 mënyra për të qëndruar i lumtur në vetmi!

Publikuar

-

Mund të mos ketë thënie më të drejtë se “një nga mënyrat për të qenë i lumtur vetëm është të mësoni të qëndroni vetëm pa u ndier i vetmuar”. Po është, gjithashtu, e vërtetë se është e rëndësishme të mësosh se si të ecësh mbarë në një botë plot me njerëz, dhe të mos humbasësh kontaktin me të tjerët. Ndiqni këto mënyra për të qenë i lumtur vetëm dhe mund ta gjeni veten duke u kënaqur në darkat e zakonshme të së shtunave kur nuk bie telefoni.

  1. Bëni diçka dekadente!

Një nga mënyrat më të mira për të qenë i lumtur vetëm është të bësh diçka shumë dekadente, as që e mbani mend se nuk ka njeri pranë jush. Kjo mund të marrë një kuptim të ndryshëm për këdo në këtë botë dhe shpeshherë nuk përfshin shuma të mëdha parash. Shkoni blini diçka te pastiçeria juaj e preferuar dhe sillini në shtëpi. Merrni një sy gjumë në mes të së shtunës pasdite dhe lëreni telefonin në kuzhinë. Shkoni te dyqani që ju pëlqen dhe që nuk jua përballon xhepi dhe provoni gjithçka që ju do zemra.

  1. Bëni një listë me pikat tuaja të forta!

Ndiheni sikur ka diçka që nuk shkon me ju, sepse keni kohë të lirë në jetën tuaj? Në vend që të mërziteni, çlironi mendjen tuaj. Mund të bëni kafe për veten tuaj? Mund të recitoni fjalët nga filmi juaj i preferuar? Nuk ka ndonjë ndryshim se çfarë ju bën të ndiheni krenar për veten tuaj, vetëm mbani mend se kur ndokush ju troket në derë, thojuni që preferoni të qëndroni vetëm sonte.

  1. Mbani mend gjërat që ju pëlqejnë t’i bëni!

Le të jemi të sinqertë. Ka momente, të cilat ju doni të qëndroni vetëm në mënyrë që të futeni në kënaqësi të ndaluara. Të shikosh atë film të preferuar për të 113-n herë? Të bëni ata sanduiçë me gjalpë kikiriku, të cilët jua bënte mamaja kur ishit 13? Doni të kërceni ose të luani me kompjuter? Bëjeni! Nata është e re dhe është e gjitha e juaja!

  1. Merrni një fundjavë me filma vetëm për vete!

Mund të mos jetë filmi më i bukur i kategorisë të filmave britanikë, por ju ju bën për të qeshur kur asnjë njeri nuk ju shikon. Merrni me qira filmat që miqtë tuaj nuk kanë dashur t’i shikojnë, ata që nuk i pëlqenin ish të dashurit tuaj, ata filma, të cilët ju thoni njerëzve që i keni marrë me qira për dikë tjetër. Pastaj, blini kokoshka, merrni batanijen dhe quajeni takim me filmin!

  1. Mund ta mësoni atë që keni dashur gjithmonë ta dinit
LEXO EDHE:  Si ta hidhni parfumin në mëngjes, në mënyrë që t’ju qëndrojë më gjatë

Ndoshta gjithmonë e keni pyetur veten si njerëzit marrin një surfboard dhe qëndrojnë vertikalisht, dhe ky mendim nuk ju lë rehat. Keni dashur gjithmonë t’i jepni formë allçisë, mund të regjistroheni në një kurs vizatimi, mund ta merrni parashutën dhe të fluturoni, ose të shkruani një libër? Atëherë regjistrohuni në këto kurse, dhe merrni vëmendjen e përqendruar te ju. Ju e meritoni!

  1. Rilidhuni me njerëzit!

A e keni pyetur ndonjëherë veten se çfarë i ka ndodhur shokut tuaj më të mirë të shkollës së mesme? A e keni vrarë mendjen se si ka ecur shoku juaj i vjetër i dhomës me planin e biznesit? Po ata djemtë të cilëve nuk jua keni pranuar ftesën për mbrëmjen e maturës? Ndihuni si të doni për mediet sociale, por ju lejon të mbani lidhjet me kapitullin tjetër të jetës suaj me shumë lehtësi.

  1. Shiheni veten nga një perspektivë tjetër!

Kur ishte koha e fundit që ju keni pasur kohë të hanit një copë të madhe keks me çokollatë (çdo gjë shkon më mirë me çokollatë)? A po qëndroni vetëm, sepse është gjëja e duhur për ju dhe më e mira pikërisht tani në këtë kohë, ose thjesht po e izoloni veten në një mënyrë jo shumë të shëndetshme? Ky dialog i brendshëm ka nevojë për një vend të qetë për t’u zhvilluar. Dhe, kush e di mund të dilni me një bashkëbisedim me veten tuaj, i cili mund të nxjerrë një përkufizim komplet të ri për përcaktimin e qenies suaj. Ka shumë mënyra për të qenë i lumtur i vetëm, madje po aq sa njerëz ka bota. Por, çfarëdo mënyre që të zgjidhni, është e rëndësishme t’i jepni vetes pak kohë, vetëm në mënyrë që të balancoheni në këtë botë kaq të zënë. Cila është mënyra juaj më e mirë për të qëndruar vetëm? Çfarë ju pëlqen të bëni?

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Showbizz

VIDEO-Pamje që do t’iu lënë “gojëhapur”/ Këngëtarja shqiptare me shtëpi të re në Amerikë

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Këngëtarja Linda Halimi është një nga personazhet më të komentuar në rrjetet sociale. Këngëtarja jeton prej vitesh në SHBA ku dhe ka ndërtuar familjen dhe karrierën e saj.

Së fundi Linda ka treguar se është zhvendosur në shtëpinë e saj të re dhe ka treguar dhe pamjet brenda dhe jashtë saj.

Një apartament me shumë hapësirë, i dekoruar me shumë shije në ngjyrat gri, të zezë dhe të bardha.

Këngëtarja ka zbuluar se ende nuk e ka përfunduar dekorimin e saj, por zbulon pamjen e mrekullueshme që ka apartamenti i saj gjigant.

LEXO EDHE:  “Më mbanin për klikime”/ Sindi zbulon pse zgjati aq shumë qëndrimi i saj në Përputhen

LEXO EDHE:  Njihuni me Ibuk/ Roboti me pamje fëmije që po adoptohet masivisht në Japoni

Përmes disa videove ajo shihet mjaft e lumtur për zhvendosjen e saj. Kujtojmë se pak kohë më parë, këngëtarja ka bërë të ditur se ka kryer një ndërhyrje tek të pasmet e saj./ CNA.al



 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by ♈️ 𝔏𝔦𝔫𝔡𝔦𝔱𝔞 ♈️ Linda Halimi (@linditaworld)

LEXO TE PLOTE

Showbizz

Përplasja mes dy konkurrentëve të Përputhen/ Kthjellohet Edi, i kërkon falje Bashkimit

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Edi dhe Bashkimi, janë dy djemtë sa për pak nuk u përplasën fizikisht në Përputhen.

Në episodin e kaluar të Përputhen, dy djemtë debatuan dhe provokuan njëri-tjetrin dhe u desh ndërhyrja e konkurrentëve që përplasje mes tyre të mos kalonte kufinjtë.

Sot Edi ka vendosur të kërkojë falje, jo vetëm Bashkimit por të gjithëve.



Sipas tij, sjellja ka qenë e tillë për shkak të disa problemeve të jetës së tij personale.

LEXO EDHE:  Qëndrimi i PD-së për Reformën në Drejtësi/ Reagon Rama

LEXO EDHE:  Si ta hidhni parfumin në mëngjes, në mënyrë që t’ju qëndrojë më gjatë

Ai gjithashtu u shpreh se ishte i lënduar nga Bashkimi pasi ai kishte komentuar në lidhje me inteligjencën.

Edi është shprehur ndër të tjera se ai nuk është në të vërtetë një njeri i tillë dhe se nuk ka qenë vetvetja në ato situata./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Showbizz

E ofendoi në mes të emisionit/ Edi i kërkon takim 4 minutësh Adës, ajo e refuzon

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Prej ditësh, debatet kanë qenë shumë të ashpra mes dy konkurrentëve të Përputhen, Adës dhe Edit.

Ky i fundit shpërtheu në ofendime ndaj Adës, duke i vënë në dukje operacionet plastike dhe duke thënë në mes të emisionit se nuk i dukej si femër, por si burrë.



Pas gjithë këtyre situatave dhe ofendikeve të vazhdueshme, Edi ka kërkuar një takim 4 minutësh me Adën, për të sqaruar mosmarrëveshjet mes tyre, por Ada e ka refuzuar, duke thënë se kapitulli mes saj dhe Edit është mbyllur. /CNA.al

LEXO TE PLOTE