LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shqiptarët më të interesuar për zgjedhje se sa maqedonasit

12 Mars 2015, 15:25, Aktualitet CNA

Shqiptarët në masë të madhe, 19 për qind, mendojnë se është i nevojshëm ndërmjetësimi ndërkombëtar për të organizuar zgjedhje në Maqedoni, përkundër 11 për qind të maqedonasve. Në përgjithësi zgjedhjet shihen si rrugëdalje për 34 për qind të shqiptarëve dhe për vetëm 9 për qind të maqedonasve, shkruan gazeta Koha.

A frikohen qytetarët se u është shkelur privatësia, kush ka incizuar dhe përgjuar, si do të zgjidhet kriza politike dhe a presin qytetarët zgjidhje objektive gjyqësore. Këto janë pyetjet kryesore që u janë parashtruar qytetarëve në hulumtimin e opinionit publik të televizionit Telma, i cili si projekt i përbashkët është realizuar me Institutin për demokraci dhe Qendrën maqedonase për bashkëpunim ndërkombëtar(MCMS).

Anketa është realizuar në teren dhe përfshijnë gjithë territorin e Maqedonisë, në periudhën nga 18 shkurti e deri më 3 mars, pra në kulmin e aferës së përgjimeve, ndërsa është ekzekutuar nga agjencioni ?EM prospekt? në ekzemplarë reprezentativ prej 1 mijë të anketuarve. Rezultatet janë reprezentative sipas kategorisë demografike, gjinisë, moshës, shkollimit, përkatësisë etnike, rajonit si dhe llojit të popullatës.

Hulumtimi nxjerr në pah se të anketuarit janë të ndarë sa u përket qëndrimeve dhe afërsisht një e treta, respektivisht 36 për qind, besojnë se është i paligjshëm përgjimi që e kanë bërë shërbime të huaja, afërsisht një e treta ose 29 për qind se kjo është bërë nga DSK, kurse 31 për qind nuk kanë përgjigje ose nuk e dinë se kush i ka bërë përgjimet. Se pas përgjimeve qëndron shërbim i huaj, këtë mëndim e ndajnë shumica e të anketuarve nga mjediset rurale, respektivisht pothuajse 48 për qind.

?Hulumtimi nxjerr në pah se ndasitë politike dhe etnike janë të mëdha dhe në këtë hulumtim gjithashtu vjen në shprehje betonimin e secilit grup në istikamet e veta?, vlerëson Marko Troshanovski nga Instituti për demokraci. Kjo pyetje vërteton atë të cilën edhe supozohej, se të përcaktuarit për VMRO-DPMNE-në, 48 për qind, janë të bindur se pas përgjimeve qëndron shërbim i huaj, kurse mbi gjysma, 54 për qind, janë të bindur se bëhet fjalë për DSK-në. Interesante janë të dhënat se gjysma e të anketuarve janë të mendimit se privatësia nuk u është rrezikuar përkundër 43 përqindëshit të cilët janë të shqetësuar për këtë. Më të moshuarit janë më pak të shqetësuar rreth përgjimit, kurse me ndjenjë shqetësimi më të shumë në numër janë personat e moshës nën 39 vjeç. ?Tek personat e moshës mbi 50 vjeç bie ndjenja e privatësisë?, thotë Troshanovski. Sipas përkatësisë etnike, shqiptarët janë më të shqetësuar për shkeljen e privatësisë. Të përcaktuarit për VMRO-DPMNE-në shfaqin shqetësim në masë 32 për qind, kurse ata që janë të përcaktuar për LSDM-në pothuajse 63 për qind.

Si duhet të dilet nga kriza? Në këtë pyetje 13 për qind janë të mendimit se e vetmja zgjidhje janë zgjedhjet e parakohshme deri te të cilat duhet të vihet vetëm me ndërmjetësim ndërkombëtar, 15 për qind mendojnë se zgjidhja e vërtetë janë zgjedhjet, 16 për qind se së pari duhet të formohet qeveri teknike, 12 për qind rrugëdaljen nga kriza e tanishme e shohin në rekosntruimin e Qeverisë. (INA)

Lajmet e fundit nga