LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ristani: Pushtetarët tanë janë bandë oligarkësh

12 Mars 2015, 10:27, Aktualitet CNA

Gjatë kësaj proteste, kanë marr fjalën disa qytetarë të cilët kanë shprehur problemet e tyre.

Ndërkohë, gjatë fjalës së tij Sekretari i Partisë Demokratike Arben Ristani u shpreh se pushtetarët në Shqipëri janë bandë oligarkësh.

Të dashur qytetarë, jemi mbledhur sot kaq të shumtë në numër, kaq të vendosur dhe të indinjuar, sepse kemi nevojë të protestojmë, të na dëgjojnë, të na respektojnë, sepse na takon edhe e meritojmë një jetë më të mirë. Para pak më shumë se gjysmë viti, zgjodhëm pushtetarët tanë, që na premtuan mirëqënie, rend dhe siguri, se do na qajnë hallin. Të dashur qytetarë, pushtetarët tanë janë sot një grup oligarkësh e kriminelësh, ndërsa populli zhytet ccdo ditë në krim dhe varfëri. Është shtrenjtuar jeta, punë nuk ka. Nuk na shërbejnë më mirë në administratë, përkundrazi na dhunojnë. Është bërë e frikshme jeta me shpërthime me tritol dhe me vrasje. Por Rama dhe Meta nuk e vrasin mendjen, e kanë mendjen si të shtojnë pushtetin e tyre, ndërkohë që Rama urdhëron burg për qytetarët që nuk paguajnë dritat’ u shpreh Ristani.

 

Lajmet e fundit nga