LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ristani: Protesta për të mos e lënë vendin në diktaturë

12 Mars 2015, 10:31, Politikë CNA

 

Deputeti i Partisë Demokratike, Arben Ristani, gjatë fjalimit të tij në protestën ku marrin pjesë me mijëra qytetarë tha se kërkesa është një e vetme, largimi i Kreut të Kuvendit, Ilir Meta.

“Jemi mbledhur sot në këtë bulevard kaq të shumte në numër sepse kemi nevojë të na dëgjojnë , kemi nevojë të kërkojmë më të mirën. Para një viti zgjodhëm pushtetarët tanë për më të mirën, i zgjodhëm sepse na premtuan më shumë punë, na premtuan ulje çmimesh , siguri dhe rend. Por e vetmja gjë ata kanë bërë sot është lidhja me krimin. Janë rritur çmimet, janë mbushur burgjet, jeta e përditshme është bërë e frikshme. Nga njëra anë Rama vendos tritol dhe nga krahu tjetër Meta porosit vrasjet. Kjo nuk durohet më. Kërkojmë menjëherë largimin e tyre?, u shpreh Ristani

Lajmet e fundit nga