Connect with Us

Nis protesta e opozitës, qytetarët kërkojnë largimin e Metës

Politikë

Nis protesta e opozitës, qytetarët kërkojnë largimin e Metës

Publikuar

-

Protesta e paralajmëruar nga Partia Demokratike sapo ka nisur. Turma e qytetarëve është mbledhur në sheshin “Skëndërbej” dhe po pritet që me ta të bashkohen edhe të tjerë.

Protestuesit kanë filluar të hedhin edhe parullat e para ku midis të tjerash është ajo “Meta ik” por është dëgjuar edhe “Poshtë komunizmi” . Deri më tani protesta po zhvillohet në mënyrë paqësore dhe pritet që turma ti drejtohet kryeministrisë, ku do të mbahen edhe fjalimet.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Zgjedhjet për kreun e ri/ Goxhaj: Farsë elektorale, Basha është spiun për të mbajtur Ramën në pushtet

Publikuar

-

Nga

Zgjedhjet për kreun e ri/ Goxhaj: Farsë elektorale, Basha është spiun për të mbajtur Ramën në pushtet

Avokati Altin Goxhaj ka komentuar procesin zgjedhor për kreun e ri të Partisë Demokratike, ndërsa ka sulmuar kreun aktual të kësaj partie, duke deklaruar se ai është një spiun i sjellë në Shqipëri për të mbajtur në pushtet PS.

Në një intervistë për Fax News, Goxhaj u shpreh  se Basha është npersoni që shiti zgjedhjet te Rama, ndërsa shtoi se në Shqipëri sot nuk ka zgjedhje, por një farsë elektorale.

“Sot nuk ka pasur zgjedhje. Sot ka pasur një farsë elektorale që është më e shëmtuar se ajo që ka ndodhur në 25 prill. Akoma më e shëmtuar se të gjitha zgjedhjet në Shqipëri. Sot ndodh farsa më e nevëritshme se të gjitha zgjedhjet që ka parë Shqipëria në 30 vite. 

Kandidati që do vjedhë karrigen e kryetarit, është diskretituar si tradhëtari. Personi që shiti zgjedhjet te Rama. Dhe taksisti që po vija sot, ishte i bindur te teza jonë që ai është një spiun i sjellë në Shqipëri për të shkatërruar PD dhe për të mbajtur në pushtet PS-në”, tha Goxhaj.

Avokati kishte sjellë në studio një kuti shahu. Duke bërë deklaratën e fortë që zgjedhjet brenda PD-së janë farsa më e madhe në këto 30 vite në vendin tonë, avokati bëri deklaratën e papritur që mbreti i zi të cilin hëngri Basha ditën e djeshme ne tortën e ditëlindjes ishte Sali berisha.

LEXO EDHE:  Video që sjell shpresë/ Pse koronavirusi është i pafuqishëm kundrejt njerëzimit

LEXO EDHE:  Këlliçi: Qytetarët janë të revoltuar me udhëheqësit e PD-së

“Kam këtu një fushë shahu. Dua të improvizoj diccka, rreth 24 orë pasi Basha kishte një tortë për ditëlindje me fushë shahu dhe hëngri mbretin e zi. Unë mendoj se këto zgjedhje sot janë një farsë e një loje shahu e trukuar nga palët për të na trukuar ne të tjerëve që shohim lojën.

Unë jam këtu për t’ja bërë të qartë publikut. Sipas të gjithave rregullave të lopjës së shahut fillon i bardhi. Kështu fillon ccdo lojë shahu. Unëe jam te të zinjtë. Qëllimi im është të ha ty mbretin. Dhe për të ngrënë ty mbretin unë bëj të gjitha lëvizjet e mundshme. A ka mundësi njeri të më shpjegojë perse unë filloj duke ngrënë mbretin e zi. Dje Luli me thikë në dorë hëngri mbretin e zi, Berishën. E filloi lojën duke mbyllur lojën”, theksoi Goxhaj./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Gara në PD/ Kandidati për deputet në Tiranë nuk figuron në listën e votuesve

Publikuar

-

Nga

Vijon procesi i votimit për kreun e Partisë Demokratike. Në listën e votuesve mungojnë emra që janë anëtarë të partisë. Pas denoncimit që bëri Edvin Kulluri, një tjetër emër nuk figuron në listën e kandidatëve. Deputeti në listën e Tiranës Ethem Aga nuk figon në listën e anëtarëve të oartisë, dhe si i tillë nuk ka të drejtë të votojë.

Vijon procesi i votimit për kreun e Partisë Demokratike.

Në listën e votuesve mungojnë emra që janë anëtarë të partisë. Pas denoncimit që bëri Edvin Kulluri, një tjetër emër nuk figuron në listën e votuesve.

Deputeti në listën e Tiranës Ethem Aga nuk e ka emrin në listën e anëtarëve të partisë, dhe si i tillë nuk ka të drejtë të votojë./CNA.al 

LEXO EDHE:  PDIU braktis Ramën/ Nis negociatat me opozitën

LEXO EDHE:  Rama i përgjigjet ftesës së Metës për debat publik/ “Tallet” me presidentin: Ka marrë varrezat me radhë

 

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Skandal-Basha prezent në qendrat e votimit/ Shkatërrohet procesi zgjedhor

Publikuar

-

Nga

Nuk kanë të ndaluar skandalet në procesin zgjedhor të Partisë Demokratike.

Lulzim Basha, është shfaqur sot nëpër qendra votimi, si mjet propagande.

Në të gjithë qendrat e votimit nga Jugu në Veri, nga Shkodra në Vlorë e kudo është votuar në selinë e PD, në shumicën e sallave, në 99 përqind të tyre, ku është bërë votimi, ka qenë e vendosur fotoja e Lulzim Bashës, si kryetar i PD-së.

Në asnjë qendër votimi, fotoja nuk është hequr.

Pas faktit të denoncuar, se dje deputetë dhe zyrtarë  dhe drejtues të PD kanë dalë e kanë thyer heshtjen zgjedhore, duke u bërë thirrje njerëzve të votojnë për Bashën, pas faktit treguar nga CNA.al, se njerëzit kanë votuar  dhe fotografuar votën, pas faktit  se është denoncuar se kanë votuar njerëz pa tesera anëtarësie, pas faktit që kanë votuar njerëz pa e pasur emrin në listë, ka dalë në dritë edhe një tjetër skandal.

LEXO EDHE:  Ish-ministri i Mbrojtjes sulmon qeverinë Rama
LEXO EDHE:  Basha akuza Gazment Bardhit: Vegël qorre e Edi Ramës

Në qendrat e votimit, fotoja e Lulzim Bashës ka qenë prezente.

Do të ishte njësoj sikur në zgjedhjet  të garonte kryeministri Edi  Rama me Bashën dhe qendrat e  votimit të ishte fotoja e Ramës.

Do të pranonte Lulzim Basha të bënte zgjedhje me foto të Edi Ramës?

Përkundrazi, gjithmonë nëpër zgjedhje në qendra votimi  janë mbyllur ose është vonuar procesi derisa kanë hequr  mjetet e propagandës.

A nuk është shkatërrim i procesit, vendosja apo mos heqja e fotos së Lulzim Bashës nga qendrat e votimit?/CNA.al

LEXO TE PLOTE