LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Lulzim Basha: Bashkimi i qytetarëve sot, pushoi Metën nga detyra

12 Mars 2015, 10:39, Politikë CNA

Kreu i Partisë Dejmokratike Lulzim Basha gjatë fjalës së tij në protestën e PD është shprehur se të gjithë e panë se pamja e bashkimit të shqiptarëve në këtë shesh mbylli parlamanetin dhe pushoi Metën nga detyra e Kryetarit të Kuvendit.

?Bashkëqytetarë nga e gjithë Shqipëria janë mbledhur sot në një takim madhështor më të bashkuar se kurrë për të mbrojtur jetën e cdo shqiptari nga dyshja Rama-Meta?. Kreu i PD-së ka deklaruar se protesta po bëhet për largimin e Metës dhe kundër shtetit të marrë në dorë tashmë nga bandat e krimit.

Basha vijoi më tej:

?Cdo familje shqiptare është e rethuar nga cdo e keqe e mundshme. Numri i papunëve është rritur, varfëria ësthë thelleuar, pasiguria e qytetarlve është rritur. Shimica e shqiptarëve janë kokëulur se janë të papunë, se cmimet janë rritur e se nuk munden më pas cdo fature të rritur.?

?Kjo qeveri ka rritur taksat, ka ulur pensionet,ka shkelur popullin, ka cuar njerëzit në vetëvrasje, ka arrestuar 38 mijë persona pa të drejtë. Oligarkët kanë mbushur xhepat në zyrat e shtetit, të cilat janë kthyer në portat e ferrit. Ne jemi më të bashkuar se kurrë, më të vendosur se kurrë për të cliruar vendin nga krimi dhe për të rrëzuar dyshen Rama-Meta.”

Sipas kryetarit të opozitës shqiptare nuk mund të ketë rend e siguri kur krimi ka kapur qeverinë.
?Nuk mund të ketë rend e siguri kur vjen në qeveri me krim. Kurrë më parë krimi nuk ka pasur lidhje më të forta. Bandat e Edit, Saimirit janë bërë të paprekshëm, nuk kuptojmë më ku mbaron krimi dhe ku fillon shteti. Bandat kanë arritur deri në parlament. Na del se kryetari i parlamentit, është porositës i vrasjes së dy deputetëve, dhe akuza vjen nga një mik i Ramës, nga një superdeputet, ortak i bizneseve dhe aferave. Për 6 muaj Meta e Rama kanë mbajtur të fshehur krimin, me dorëzanin, me shënjestrën, me oborrtarin, me sekserin, dhe gjithë këtë mesele donin t?ja faturonin opozitës?

?Shqiparët kanë nevojë për një ofërtë të re, unë jap fjalën për këtë ofertë.? vijoi Basha

Lajmet e fundit nga