LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E gjatë dhe pa taka? Si?

12 Mars 2015, 15:00, Lifestyle CNA

Dëshira për t?u dukur më e gjatë për femrat shtatshkurtra (por edhe për meshkujt) duke si një ëndërr e pakapshme. Ndërsa natyra është treguar ?mizore? dhe për këtë nuk bën dot asgjë, vetes mund t?ia lehtësosh punën me disa truke të thjeshta, të cilat do të të largojnë pak nga vuajtja e pafundme e takave

Veshjet me vija vertikale janë ato që, më së shumti, këshillohen nga dizajnerëte modës për femrat me shtat të shkurtër, por kjo nuk është mënyra e vetme. Iluzionin e lartësisë mund t?jua krijojnë mjaft mirë edhe propozimet e mëposhtme.

Zgjidh këpucë të përshtatshme. Në këto raste bëhet fjalë që të zgjedhësh këpucë, të cilat të ndihmojnë për të nxjerrë në pah këmbët dhe jo çizme të gjata pa fund, në të cilat të dukesh si e zhytur brenda. Nxjerrja sa më shumë në pah e lëkurës, zgjat këmbën dhe të bën të dukesh më e gjatë.

Mbaj flokët e shkurtër. Zakonisht, flokët e shkurtër të japin mundësi që silueta jote të duket më e gjatë, shkruan revistaclass. Por edhe nëse kjo zgjidhje nuk të pëlqen, atëherë flokët e gjatë duhet t?i mbash zakonisht të mbledhur.

Vish bluza të ngushta dhe me dekolte të theksuar. Veshja është shumë e rëndësishme që të dukesh më e gjatë edhe pa taka. Nëse mban një palë xhinse të errëta dhe të ngushta, të cilët mbërrijnë deri tek kyçi i këmbës apo pak më sipër, duke i kombinuar ato me bluza të ngushta, do t?i japësh vetes mundësi të dukesh më e gjatë.

hmang çantat e mëdha. Çantat e mëdha mund të të ndihmojnë për të pasur gjithçka do brenda tyre, por zakonisht ato e zvogëlojnë gjatësinë dhe të bëjnë të dukesh më e shkurtër.

Vish pantallona dhe funde klasike. Në modë janë pantallonat e gjera dhe të gjata, me ngjyrë të zezë ose nude. Por edhe nëse zgjedh të veshësh një fund me gjatësi mbi gju zgjedhja është e duhur, sepse edhe fundi i shkurtër të tregon iluzionin e gjatësisë.

13:00 Lifestyle

Flet Jameson

Në një intervistë në studion e Oprah Winfreyt, Jenna Jameson...

09:00 Lifestyle

Sensualja Brook

Humbja e peshës duket se i ka dhënë tepër siguri në çdo hap ...

Lajmet e fundit nga