LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Akuzat e Doshit/ Dëshmojnë në Prokurori Paloka, Vasili dhe Braho

12 Mars 2015, 18:12, Politikë CNA

Dy krerët e grupeve Parëamentare të PD-së dhe LSI-, Edi Paloka dhe Petrit Vasili kanë dëshmuar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda lidhur me deklaratat e deputetit Tom Doshi dhe dijeninë e tyre në këtë situatë.

Deputeti i PD-së Edi Paloka nuk ka dhënë detaje për atë që ka dëshmuar në organin e akuzës, por ka fajësuar mazhorancës se ajo është e implikuar në këtë ngjarje. “Kjo cështje e sa vjen e më shumë po vjen erë të keqe. Përpjekje për ta fshehur. I kemi kërkuar dorëheqjen Ilir Metës për ta lenë drejtësinë të veprojë pa qenë nën presionin  e kryetarit të parlamentit. Ai që është një ndër të akuzuarit kryesor, u mor në Gjermani nga një deputet i LSI-së dhe dëshmoi në Shqipëri. Kjo histori vjen era mafia. Rama dhe Meta kanë thënë që kjo cështje është e mbyllur, ndërkohë që Prokuroria vijon hetimet. Kjo është presion ndaj prokurorisë. Ne kemi bindje se kjo maxhorancë është e implikuar rëndë në këtë cështje. Ajo që duket qartazi është se kjo kupolë e mafias që fatkeqësisht është dhe kupolë e shtetit prej 6 muajsh është përpjekur ta fshehë dhe manipulojë këtë cështje?.” u shoreh Paloka.

Ndërsa deputeti i LSI-së nuk ka pranuar të prononcohet për mediat pasi dha dëshminë e tij në Prokurori.Në ambientet e Prokurorisë së Krimeve të Rënda është paraqitur edhe kreu i Komisionit të Sigurisë njëherësh deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim Spartak Braho. Ai ka ardhur me aktorin Besart Kallaku i cili ironikisht ka shpërndarë një video ditën e sotme në rrjetin social Facebook ku me humor deklaron se sa paguhet për vrasjen e deputetëve.

Lajmet e fundit nga