LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

SHBA/ Hiti Blurred Lines, Gjykata vendos se është kopjuar

11 Mars 2015, 10:50, Kulturë CNA

Një juri në Shtetet e Bashkuara ka vendosur që autorët e Blurred Lines, një nga këngëve më të shitura të të gjitha kohërave, kanë kopjuar trakun e Marvin Gaye.
Gjykatësit në Los Angeles vendosën se kënga e vitit 2013 e Pharrell Ëilliams dhe Robin Thicke shkel të drejtën e autorit të hitit të vitit 1977 të muzikantit Gaye ?Got To Give It Up?.
Familjes së këngëtarit që ka ndërruar jetë i është dhënë një dëmshpërblim prej 7.3 milionë dollarë.

Thicke dhe Ëilliams mohojnë se kanë kopjuar hitin në fjalë, dhe sipas avokatit të tyre, gjykata ka vendosur të precendent të tmerrshëm.

Por ndërkaq, familjarët e Gaye thanë se po mendojnë të ndalojnë shitjen e këngës Blurred Lines.

Lajmet e fundit nga