LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rruga Sllobodan Millosheviç, e papranueshme për BE

11 Mars 2015, 10:41, Kosova & Bota CNA

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë e ka quajtur të papranueshme iniciativën e asamblesë komunale të Ranillugut për ta emërtuar një rrugë të kësaj komune me emrin e diktatorit serb, Slobodan Milosheviq.
Në një deklaratë për KALLXO.com, Zyra e BE-së në Prishtinë ka thënë se një iniciativë e tillë nuk i kontribuon dialogut dhe mirëbesimit ndëretnik në Kosovë.

?Propozimin për ta emërtuar një rrugë me emrin e një personi të akuzuar nga Gjykata e Hagës për krime të luftës ne e shohim si shumë të papranueshëm?, ka thënë Zyra e BE-së në Kosovë.
?Një propozim i tillë nuk i kontribuon as qeverisjes së përgjegjshme në nivelin lokal as e inkurajon dialogun dhe mirëbesimin ndërmjet komuniteteve të ndryshme në Kosovë?, u shpreh kjo zyrë.

BE i ka ftuar politikanët e të gjitha niveleve në Kosovë që ta lënë mbrapa të kaluarën.

?Politikanët e Kosovës të të gjitha niveleve nuk duhet t?i keqpërdorin përvojat e dhimbshme nga e kaluara në adresimin e çështjeve të së ardhmes?, thuhet në përgjigje.

Propozimi që erdhi nga kjo komunë e re në Kosovë me shumicë serbe ka ngjallur reagime të shumta nga shoqëria dhe institucionet e Kosovës.

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut dje ka propozuar shkarkimin e kryetarit të komunës së Ranillugut, Gradimir Mikiq, ndërsa Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka paralajmëruar se do ta hartojë një ?listë të zezë? me emrat të cilët nuk duhet të përdoren për emërtime të tilla në Kosovë, transmeton kallxo.com.

Lajmet e fundit nga