LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Policia projekt sensibilizimi: Jo substancave narkotike

11 Mars 2015, 08:48, Sociale CNA

 

Policia e Shtetit në bashkëpunim me Drejtorinë e Edukimit Parauniversitar në MAS, me mbështetjen e Programit ICITAP, në të gjitha qarqet e vendit është duke u zbatuar Programi ?Edukimi, ndërgjegjësimi dhe reduktimi i kërkesës për drogë dhe substanca të tjera të rrezikshme?, i cili bazohet në Marrëveshjen e Bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Ministrisë së Arsimit dhe Sportit nënshkruar në Tetor 2014.

Ky program synon edukimin dhe ndërgjegjësimin e fëmijëve në moshën 12-13 vjeç, të cilët në momentet që do të përballen me këto substance të jenë në gjendje t?i refuzojnë.

Lajmet e fundit nga