LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Përfundon takimi Rama-Meta, vëmendje protestës dhe zgjedhjeve

11 Mars 2015, 09:31, Aktualitet CNA

Pak minuta më parë ka përfunduar takimi mes Kryeministrit të vendit, Edi Rama dhe Kryetarit të Parlamentit, Ilir Meta. Nga informacionet paraprake rezulton se biseda në këtë takim është përqendruar në protestën që do të zhvillojë opozita ditën e nesërme.

Lidhur me këtë, në minutat e fundit është bashkuar edhe Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, i cili është bashkuar në takim për të vendosur mbi formën e rendit dhe sigurisë në ditën e protestës.

Ndërkohë, mësohet se në këtë takim dyshja Rama- Meta, ka diskutuar edhe mbi zgjedhjet lokale që do të mbahen më datë 21 qershor.

Lajmet e fundit nga