Mbretëresha egjiptiane, që vishej si mbret – CNA
Connect with us

Kuriozitete

Mbretëresha egjiptiane, që vishej si mbret

Publikuar

-

Mbretëresha egjiptiane Hatshepsut nga periudha e shekullit të 18-të të dinastisë së lashtë egjiptiane ka ndërtuar tempullin e saj në Luksor në brigjet e Nilit, ndërsa pikërisht ky ndërtim tërheq turistë të shumtë nga e gjithë bota. Qyteti Luksor ndodhet në rajonin e Teba e lashtë dhe sot konsiderohet si një nga muzetë më të mëdhenj i hapur. Tempujt e lashtë egjiptianë dhe nekropolet në këtë pjesë të bregdetit Nil tërheqin vëmendjen e turistëve dhe hulumtuesve nga e gjithë bota, ndërsa njëra nga destinacionet e preferuara të tyre është edhe tempulli i mbretëreshës Hatshepsut. Egjiptologu Besam es-Shema pretendon se mbretëresha Hatshepsut ka sunduar në Egjipt nga viti 1479 deri në vitin 1458 para erës sonë, por shton se në lidhje me këtë ekzistojnë tregime të shumta. Shema më tej thotë se gjatë sundimit të saj mbretëresha urdhëroi mimarin Senmut të ndërtojë tempullin për të në Luksor. Tempulli i mbretëreshës Hatshepsut është një ndërtim interesant dhe i bukur i ndërtuar në shkëmbinj, dhe në hyrje ndodhet modeli i tij. Kjo ndërtesë trekatësh e ngulitur në shkëmbinj me bukurinë e saj ka impresionuar edhe mbretin Tutmozis III, i cili në fron erdhi pas mbretëreshës Hatshepsut dhe i cili nga hakmarrja shkatërroi të gjitha monumentet e saj, por jo edhe tempullin. Përveç faktit se ishte njëra nga sundueset e para të Egjiptit, Mbretëresha Hatshepsut kujtohet si mbretëresha e cila vishej si një mbret dhe mbante një mjekër të rreme, që reflektohet në skulptura dhe statujat e saj. Sundimi i Mbretëreshës Hatshepsut nuk është i njohur për marshime të mëdha ushtarake, por nga politika paqësore dhe zhvillimin e tregtisë.

Kuriozitete

Studimi më i ri/Shumica e meshkujve lidhen me partnere që i ngjajnë nënës së tyre

Publikuar

-

Rezultatet vijnë nga një test personaliteti të realizuar nga ‘eharmony’, që vlerëson psikologjikisht burrat, partneret dhe nënat e tyre.Sipas një studimi të kryer së fundmi, 64% e meshkujve janë në marrëdhënie me një partnere që ndan tipare të rëndësishme të karakterit me nënën e tyre.

Gjatë kërkimit, studiuesit krahasuan 18 tipare kyç të personalitetit që nënat dhe partneret e djemve të tyre ndanin me njëra tjetrën.

Nivelet e tolerancës, respektimi dhe vlerësimi i opinioneve të të tjerëve varësisht nga dallimet, rezultuan të jenë tiparet më të përbashkëta mes nënave dhe partnereve të djemve të tyre.

Këto pasoheshin nga rëndësia që i kushtohet monogamisë dhe tendenca për të qenë të ndjeshëm ndaj të tjerëve.

Rachael Lloyd, eksperte e marrëdhënieve në eharmony thotë:

Gjetjet e studimit tonë për personalitetet përputhen plotësisht me psikologjinë evolucionare. Dihet tashmë se ne synojmë të emigrojmë drejt njerëzve që kanë tipare të ngjashme me ne dhe, në shkallë të ndryshme, kërkojmë të rikrijojmë aspektet e marrëdhënieve tona me prindërit tanë. Me nënat si kujdestaret tona parësore në jetë, nuk është befasi që burrat të tërhiqen nga gratë që posedojnë vlera të ngjashme.”

 

Burimi :https://www.eharmony.com/verify/

LEXO TE PLOTE

Kuriozitete

Çfarë po ndodh në Mars? Sonda e NASA-s sjell imazhet e pabesueshme

Publikuar

-

Është thënë gjithmonë se në planetin Mars nuk ka jete.Por në imazhet e kapura nga sonda Curiosity e NASA-s mund të duken disa lloje kërpudhash duke u rritur në atë që mendohet të jetë sipërfaqja e Marsit.

Të paktën kështu pretendojnë një grup shkencëtarësh të cilët kanë ndërmarrë një studim për lulëzimin e jetës në planetin e kuq.Gjetjet e reja janë botuar në revistën Journal of Astrobiology and Space Science Reviews.

Pretendimet pritet që të konfirmohen ose hidhen poshtë zyrtarisht nga agjencia hapësinore.

Nëse këto dëshmi fotografike konfirmohen ka të ngjarë që të revolucionojë të kuptuarin tonë mbi Marsin dhe jetën jashtë Tokës.

 

 

LEXO TE PLOTE

Kuriozitete

“Ushtri” foshnjesh/Infermieret ngelin shtatzënë njëra pas tjetrës

Publikuar

-

Maine Medical Center njoftoi për shtatzënitë në “masë” me anë të një postimi në Facebook se nëntë infermiere janë aktualisht në pritje të ëmbël. Ato punojnë në njësinë e lindjeve në spitalin më të madh në Maine, ku kanë mbetur shtatzëna pothuajse njëra pas tjetrës.

Foshnjat priten që të vijnë në jetë gjatë prillit dhe korrikut.

Spitali në Portland tregoi foton e infermiereve të cilat mbanin në duar karta me ngjyra, me anë të të cilave tregonin datat e lindjeve.

Infermieret janë shprehur se do të ndihmojnë njëra-tjetrën gjatë shtatzënisë dhe gjatë lindjeve.

 

Burimi:https://www.bostonglobe.com/metro/2019/03/25/baby-boom-nine-nurses-maine-medical-center-labor-department-are-pregnant/pb1EtQgyfdgvRgQ8zBOObI/story.html

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama

LAJMET E FUNDIT

Aktualitet13:03 - 26 Mars, 2019

Panik në Gjermani/ Dhjetra qytetarë evakuohen pas kërcënimeve për bombë

Disa njoftime për bombë kanë shkaktuar kaos dhe panik në Augsburg të Gjermanisë. Oficerët e policisë së qytetit deklaruan për...

Aktualitet08:38 - 26 Mars, 2019

Histori të panjohura/ Sekretet dhe ana e errët e jetës së princeshave arabe

Kur Sheikha Latifa, Princesha e Dubait, u largua nga vendi i saj në shkurtin e vitit të shkuar, duke hipur...

Aktualitet23:08 - 25 Mars, 2019

Trump: Prokurori Mueller veproi me ndershmëri në hetimin ndaj Rusisë

Pasi e ironizoi për muaj me radhë Prokurorin Special Robert Mueller lidhur me hetimin për mundësinë e lidhjeve me Rusinë...

Aktualitet18:49 - 25 Mars, 2019

Moti i keq shkakton dhjetra viktima dhe të plagosur në Iran

Moti i keq dhe reshjet e shumta të shiut kanë shkaktuar përmbytje dhe viktima në shtetin  e Iranit. Mësohet se...

Aktualitet19:32 - 24 Mars, 2019

Integrimi i Shqipërisë në BE/ Presidenti grek kujton kushtet

Ditën e sotme shteti grek ka festuar pavarsinë e tij. Gjatë fjalës në ceremoninë e zhvilluar presidenti i Greqisë Prokopis...

Aktualitet09:03 - 24 Mars, 2019

Pas 20 vitesh/ Zyrtari i NATO-s:Bombardimi, ndjenjë dëshpërimi dhe lehtësimi

Sa herë që kujtohet fushata e sulmeve ajrore të NATO-s, e nisur më 24 mars të vitit 1999, personi i...

Aktualitet17:05 - 22 Mars, 2019

Kosova, si Shqipëria/ Miraton rezolutën që ndalon lojrat e fatit

Me 74 vota në favor Parlamenti i Kosovës ka miratuar ditën e sotme një rezolutë, që pezullohen lojërat e fatit...

Aktualitet16:56 - 22 Mars, 2019

Ceremoni varrimi për 26 viktima të sulmit në Zelandën e Re

Mijëra njerëz u mblodhën të premten në Zelandën e Re, për të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të 26...

Aktualitet15:17 - 22 Mars, 2019

Brexit do t’i kushtonte shtrenjtë Gjermanisë

Brexit-i u shty! Dhe krerëve të BE-së të mbledhur në Bruksel sërish u ra një gur nga zemra. Sepse BE-ja...

Aktualitet15:12 - 22 Mars, 2019

Bashkëpunim me Rusinë?/ Trump: Raporti të bëhet publik

Presidenti Donald Trump tha të mërkurën se raporti përfundimtar i Prokurorit të Posaçëm Robert Mueller për bashkëpunimin e mundshëm të...

Aktualitet14:14 - 22 Mars, 2019

Erdogan dhe raketat ruse/ Një krizë e re SHBA-Turqi 

Nga Franco Venturini Më shumë se asnjëherë sulltan, tani që ka superpushtet të garantuar nga ndryshimet kushtetuese, e megjithatë, presidenti...

Aktualitet14:10 - 22 Mars, 2019

Opsionet e reja për Brexit-in

Britania e Madhe do të dilte pas një jave nga BE-ja. Por ky vendim u shty edhe ca. Cilat janë...

Aktualitet09:39 - 22 Mars, 2019

Gjermania miraton ligjin e ri/ 1,3 miliardë euro për fëmijët e varfër

Bundestagu gjerman miratoi një ligj të ri për familjen. Ai do të lehtësojë prindërit me të ardhura më të pakta....

Kultura15:31 - 21 Mars, 2019

Astrit Çerma rrëfen kujtimet me kompozitorin e njohur  

Më kujtohet si tani: Mbasi pamë tërë “matrialin” e xhiruar për filmin “Në fillim të verës” në një montim “bruto”,...

qerim mata qerim mata
Aktualitet13:22 - 21 Mars, 2019

Ndahet nga jeta regjizori i njohur/ Kush ishte  artisti që fshihej pas “Lefter Lefterit”

Qerim Mata, i njohur ndryshe edhe i Lefter Lefteri personazh i luajtur prej tij në filmin “ I teti në...

Aktualitet22:19 - 20 Mars, 2019

“Deti nuk ka portë”/ Poezia e Aleksandër Çipës prezantohet në Korçë

Mesditën e sotme, në sallen e Bibliotekes së Universitetit “Fan S. Noli” të qytetit të Korçës, është promovuar libri më...

Aktualitet20:21 - 20 Mars, 2019

Vendimi i Dhomës së Apelit/ Burgim i përjetshëm për Radovan Karaxhiçin

Ish udhëheqësi i serbëve të Bosnjës, Radovan Karaxhiç, u dënua më burgim të përjetshëm. Dhoma e Apelit e Mekanizmit që...

Aktualitet19:02 - 20 Mars, 2019

Rrëmben autobuzin me 51 nxënës/ Tentoi t’i digjte

Një autobuz me 51 nxënës është rrëmbyer ditën e sotme nga shoferi i saj. Ngjarja mësohet të ketë ndodhur në...

Aktualitet18:34 - 19 Mars, 2019

Nëna hedh vajzën nga kati i pestë/ Më pas hidhet edhe vetë

Qyteti i Athinës është tronditur ditën e sotme nga një ngjarje e rëndë, ku një nënë hodhi vajzën e mitur...

Aktualitet18:31 - 19 Mars, 2019

Qindra ushtarët amerikanë zbarkojnë në Gjermani

 Qindra ushtarë amerikanë kanë filluar të mbërrijnë në Gjermani. Prova e parë kjo e një strategjie të re të dislokimit...

Aktualitet18:26 - 19 Mars, 2019

Italia do t’i bashkohet nismës kineze të investimeve

Italia pritet t’i bashkohet nismës kineze “Një Brez, Një Rrugë” të enjten gjatë vizitës së Presidentit kinez Xi Jinping në...

Aktualitet15:25 - 19 Mars, 2019

Kur studentët detyrohen të lënë shkollën

Në pesë vitet e fundit mbi një milionë të rinj i kanë ndërprerë studimet në universitetet turke. Një shkak i...

Aktualitet15:22 - 19 Mars, 2019

Masakra në Zelandën e Re/ IS-i kërcënon me hakmarrje

Sulmi i përgjakshëm terrorist ndaj dy xhamive në Zelandën e Re mund të shkaktojë një spirale të re dhune. Milicët...

Aktualitet14:37 - 19 Mars, 2019

Kërcënon Erdogan/ Kush sulmon muslimanët do të kthehet me arkivol

Presidenti i Turqisë paralajmëron për një Gallipoli të ri në vazhdën e sulmit terrorist të Christchurch dhe thotë se kushdo...

Aktualitet19:30 - 18 Mars, 2019

Franca shpall ndalimin e protestave, pas trazirave

Kryeministri i Francës shpalli të hënën ndalimin e protestave të jelekëve të verdhë në bulevardin Champs-Elysees të Parisit dhe në...

Aktualitet19:12 - 18 Mars, 2019

Holandë/ Arrestohet i dyshuari për sulmin në tramvaj

Policia holandeze arrestoi një person me origjinë turke, i dyshuar për përfshirje në incidentin me armë në një tramvaj të...

Aktualitet18:23 - 18 Mars, 2019

Për të apasionuarit e teatrit/ Korçarët sjellin “Kopracin” në Tiranë

Komedia “Kopraci” e Molierit, një nga kryeveprat botërore ka mbërritur në Tiranë. Të gjithë të apasionuarit e teatrit do të...

Aktualitet21:12 - 17 Mars, 2019

Macron dënoi “apokalipsin“ e Parisit

Protestat e “jelekëve të verdhë“ u kthyen në trazira të shtunën dhe në përleshje nëpër rrugët e kryeqytetit francez. Presidenti...

Trending

Read previous post:
Cështja ‘Doshi’/ Fatjon Skënderi mohon akuzat

Pas më shumë se pesë orësh para organit të akuzës, ka përfunduar dëshmia e Fatjon Skënderit. Mësohet se i akuzuari...

Close