LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Prezantohet ora "Apple Watch"

10 Mars 2015, 09:46, Tech CNA

Kompania Apple lançoi orën e shumëpritur ditën e djeshme, ku u prezantuan modele të përbëra nga floriri , ngjyrë të verdhë ose të kuq, e që do të kushtojnë deri në $ 17,000. Orat do të jenë në  dispozicion për t?u porositur që nga 10 prilli dhe në dyqane do të fillojë shitja në 24 prill. Dyqanet ku është planifikuar shitja e tyre përfshijnë butiqe elegante në Paris, Londër dhe Tokio.

Çmimi i orës sportive Apple do të fillojë nga $349 më e vogla, modeli 38-mm. Ndërsa versioni standard i orës do të shitet  $549 dhe seria më e mirë do të shitet me një çmim $ 10,000, tha Cook, CEO i Apple. “Unë kam dashur ta bëja këtë që kur isha pesë vjeç”, tha Cook.

Modelet e ndryshme pasqyrohen me materiale të ndryshme. Një orë Edition që do të kushtojë $ 17,000 e me madhësi 38-mm, ka një kasë të përbërë nga flori 18-karat, e cila është pak e rëndë, shoqërohet gjithashtu me një ekran safir. Kjo orë vjen me një karikues magnetik.

Të gjitha orat kanë ekrane dixhitale, e mund të tregojnë rrahjet e zemrës së një shoku, dhe mund të shfaqin fotot dhe ndërfaqe për aplikacione.

Lajmet e fundit nga