LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ja si kanë humbur peshë

10 Mars 2015, 13:00, Lifestyle CNA

Teksa disa yje ndërmarrin dieta ekstreme për të humbur peshë, të tjerat kanë zbuluar mënyrat se si arrijnë të humbin peshë duke qenë të baraspeshuara dhe të shëndetshme.

Christina Aguilera sugjeron që të mësoheni të relaksoheni. A keni dëgjuar për Reiki? Ajo thotë se kjo teknikë e vjetër japoneze, i ka ndihmuar të heqë kilogramët e tepërt, sepse nëpërmjet saj e ka mbajtur qetësinë trupore dhe shpirtërore dhe ka larguar stresin.

Melissa Joan Hart, sugjeron që të shoqëroheni gjatë ushtrimeve. Kjo bukuroshe ka humbur 32 kilogramë gjatë një viti, pas lindjes së fëmijës së saj të tretë. Ajo thotë se kësaj ia ka arritur pasi kur kishte dëshirë për të ngrënë ëmbëlsira, ajo ftonte miq që t?i bashkohen në shëtitje apo vrapim.

Jennifer Hudson thotë se këtë duhet ta bëni vetëm për veten tuaj. Nëse nuk dëshironi të humbni peshë për të mirën tuaj, me siguri se as nuk do të humbni peshë. Këtë e ka zbuluar Jennifer kur më në fund ka arritur të humbë peshë në mënyrë drastike.

Khloe Kardashian sugjeron që t?i merrni gjërat ngadalë. Asaj i është dashur një vit e gjysmë për të humbur 14 kilogramë. Pse? Ka ushtruar rregullisht, por nuk ka dashur të heqë dorë nga ushqimi që preferon. Ndoshta, kjo ju duket tepër e ngadaltë, por është e shëndetshme.

Lajmet e fundit nga